1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Greqi, përleshje masive mes emigrantëve në Portin e Pireut

Më të lexuarat

Orët e fundit kanë qenë të tensionuara mes refugjatëve në kampet apo vendgrumbullimet e tyre. Ata kanë ditë që protestojnë për kushtet e këqija në të cilat ndodhen, por edhe për bllokimin e rrugës drejt Perëndimit.

Korrespodenti i Top Channel në Athinë njofton për një përleshje masive gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës në hyrjen e Portit të Pireut, pikërisht në vendin që qëndrojnë prej mëse një muaji mbi 5000 refugjatë nga Siria, Afganistani dhe Irani.

Informacionet flasin për përdorimin edhe të thikave mes një grupi afganësh dhe sirianësh, ndërsa refugjatët janë hedhur në protestë.

Marrëveshja e arritur mes Bashkimit Europian dhe Ankarasë duhet që t’i kthejë ata në Turqi. Por, situata është ende e vështirë dhe do të duhet kohë që të ndjehen efektet e këtij pakti, pasi pjesa më e madhe e refugjatëve kanë synim Gjermaninë dhe jo kthimin në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit