1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

OPOZITARËT SIRIANË SOLIDARIZOHEN ME MYSLIMANËT E ARAKANIT

Më të lexuarat

Largimi me dhunë dhe spastrimi etnik i 800 mijë myslimanëve që zbatohet në zonën Arakan në veri të Birmanisë ka shkaktuar reagime të ashpra të botës islame.

Opozitarët sirianë u japin përkrahjen e tyre myslimanëve të Arakanit.

Opozitarët e qytetit Humus publikuan një mesazh solidariteti me myslimanët e Arakanit.

Brigada “Faruk”, që është pjesë e Ushtrisë së Sirisë së Lirë, bëri një deklaratë përmes të cilës shprehin përkrahjen e tyre dhe solidarizohen me myslimanët e Arakanit, të cilët janë të ekspozuar ndaj masakrave që jetohen në Birmani.

Në video-mesazhin e brigadës “Faruk” të publikuar nga lagjja el-Kasur në një faqe sociale të internetit thuhet: “Vëllezërit e dashur birmanezë, ju betohemi se gjaku i juaj është borxhi ynë. Ej Arakan i shenjt, ne sakrifikojmë gjakun dhe shpirtin tonë për ty”.

Largimi me dhunë dhe spastrimi etnik i 800 mijë myslimanëve që zbatohet në zonën Arakan në veri të Birmanisë ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë botën islame.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit