1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

SHKARKOHET KREU I SHISH-IT

Më të lexuarat

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar sot me propozim nga kryeministri Sali Berisha lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri. Po me propozim të kryeministrit, në këtë post, u emërua Visho Lika.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 92, germa “f”, dhe nenit 93 të Kushtetutës si dhe nenit 5, paragrafit 2 të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 ‘Për Shërbimin Informativ Kombëtar’, i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emërimin në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, të zotit Visho Ajazi Lika”, bëhet e ditur nga zyra për shtyp e kreut të shtetit.

Largimi i Bahri Shaqirit nga kreu i SHISH ishte paralajmëruar nga kryeministri Berisha menjëherë pas ngjarjeve të 21 janarit 2011. Berisha pati akuzuar kryeprokuroren Ina Rama dhe Bahri Shaqiri të dy si puçistë. Të parën sepse donte t’i burgoste gardistët dhe të realizohej grushti i shtetit, dhe ndaj të dytit se nuk i ka dhënë informacione për kriminelët në demonstratë.
Kreu i SHISH mund të hiqej me 70 plus 1 votë, pra me shumicën e vendeve në parlament dhe këto kartona maxhoranca i zotëronte, por pengesa ishte ish-presidenti Bamir Topi.

Visho Ajazi Lika është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega matematikë (1976-1981).
Në vitin 1991 ai mbrojti doktoraturën (PhD) në shkenca kompjuterike dhe në periudhën mars-korrik 1993 dhe një studim post doktoraturë në Universitetin Politeknik të Barcelonës.

Ndërkohë që në periudhën maj 1993- qershor 1997, (në kohën kur Berisha ishte në qeveri) mbante postin e diplomatit dhe të drejtorit në ministrinë e Jashtme.

Lika mbante dhe postin e zv.drejtorit të Shërbimit të Jashtëm, në Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK) në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede.

Që nga dhjetori i vitit 2009 deri më tani ai mbante detyrën e zv.ministrit në ministrinë e Inovacionit, Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, e drejtuar nga Genc Pollo.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit