0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si i vjen furnizimi foshnjës në barkun e nënës

Më të lexuarat

Dijetari i madh Mekhuli (Allahu e mëshiroftë) thotë: Foshnja në barkun e nënës nuk kërkon, nuk merzitet dhe nuk pikëllohet. Kësaj foshnje i vjen furnizimi duke qenë në bark të nënës nëpërmjet gjakut të saj. Kjo është dhe arsyeja që nënës i ndërpritet gjaku i mestruacioneve.

Në momentin kur lind, foshnja fillon të qajë për shkak të kontaktit të parë me një vend të ri e të panjohur. E kur i pritet kërthiza, rizku (furnizimi) i tij kalon tek gjiri i nënës me qëllim që të mos frikësohet, trembet apo pikëllohet. Pastaj rritet bëhet fëmijë dhe arrin të marrë me dorën e tij dhe të ushqehet.

Kur arrin moshën e pjekurisë thotë: Nga do e fitoj rizkun?! Si do e arrij atë?! Fillon dhe mendon keq për Zotin e Madhëruar, duke menduar se nuk ka për ta furnizuar.

Mekhuli vazhdon duke thënë: Mjerë ti! Ai të ushqeu kur ishe në barkun e nënës, kur ishe femijë i vogël dhe në momentin kur fillove të logjikosh dhe të forcohesh, dhe ti thua: Nga do e gjej rizkun (furnizimin)?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit