0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vlon retorika islamofobe e kandidatëve republikan

Më të lexuarat

Kandidati për president Amerikan në radhët e republikanëve Ted Cruz bëri thirrje për patrullim dhe kontrolle të vecanta në lagjet myslimane.

“Nëse ju keni fqinj qe kane aktivitete të lidhura me banda, apo keni fqinj mysliman, mënyra me e mire për të parandaluar ata është që të rritet prania policore atje, tha senatori i Teksasit Ted Cruz per CNN.

“Unë jam duke folur për çdo zonë ku ka një shkallë më të lartë të “radikalizmit.”

Cruz gjithashtu vuri në dukje atë që ai e quajti “program i suksesshëm” i zbatuar nga kryetari i Nju Jorkut Michael Bloomberg, ndersa ky i fundit kishte mbajtur myslimanet nen survejim, duke ngjallur frike dhe fanatizem.

“Për vite të tëra, Perëndimi është përpjekur të mohojë këtë armik nga një kombinim i “korrektësisë politike dhe frikës”. Ne nuk mund ta përballojmë më. Aleatët tanë evropianë janë duke vuajtur pasojat e një përzierje toksike të emigrantëve të cilët kanë qenë të infiltruar nga terroristët”, tha Cruz në deklaratë.

Donald Trump tha të martën vonë në CNN se ai ishte dakord me propozimin Cruz për të targetuar lagjet muslimane, duke e quajtur atë “një ide e mirë.”

Komentet e Cruz nuk janë hera e parë që ai bën thirrje për politika shtypëse për myslimanët. Senatori i Tekasit ka deklaruar në muajin nëntor se SHBA duhet mbyllur dyert e saj për refugjatët myslimanë nga Siria, duke lejuar vetëm refugjatët e krishterë që kërkojnë azil në SHBA. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit