2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Universiteti Islamik në Evropë do të hapë përfaqësinë në Cyrih

Më të lexuarat

Universiteti Islamik në Evropë (IUE) së shpejti do të ketë përfaqësinë e vet në qytetin zviceran Cyrih, raporton Anadolu Agency (AA).

Rektor i IUE-së në Holandë, Nedim Bahcekapili, në panelin mbajtur në Cyrih për nderë të poetit turk Mehmetu Akif Ersoy, deklaroi se numri i madh i kërkesave ka bërë që IUE të hap përfaqësinë e tij në këtë qytet zviceran, ndërsa nga më herët universiteti në fjalë ka degët e tij në Rotterdam, Vjenë, Mannheim, Duisburg dhe Berlin.

IUE është themeluar në vitin 2001 në qytetin holandez Rotterdam, ku deri më sot janë arsimuar mbi një mijë studentë.

Bahcekapili tha se qëllimi kryesor i universitetit është të ndihmojë në ndërtimin e identitetit të një muslimani evropian, për çka duke prodhuar kuadro cilësore shkencore të dobishme për shoqërinë do të luftojë paragjykimet për islamin si një “fe e padëshirueshme dhe e rrezikshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit