1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Irani përkrah Assadin!

Më të lexuarat

Shefi i Sigurisë në Iran, Saeed Jalili, tha të martën në praninë e presidentit sirian, Bashar al-Assad se “Siria është pjesë e një aleance thelbësore rajonale, të cilën Teherani nuk do ta lejojë të prishet”.

Gjatë një takimi në Damask, Jalili percolli mbështetjen e presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad dhe e konsideroi vendin e përfshirë nga lufta civile si një pjesë esenciale të “aksit të rezistencës anti-amerikane”.

Deklarata u bë vetëm një ditë pasi kryeministri i Sirisë, Riad Hijab, braktisi qeverinë për të kaluar në radhët e opozitës, ndërkohë që vendet përendimore i bëjnë thirrje Assadit të tërhiqet nga pushteti.

Televizioni Shtetëror Sirian tregoi imazhe të presidentit Assad duke përshëndetur Jalilin, dhe kjo ishte paraqitja e tij e parë televizive në dy javët e fundit. Për herë të fundit, Assad ishte parë në televizion në datën 22 korrik, katër ditë pasi një shpërthim me bombë vrau dy ministra dhe disa funksionarë të tjerë të lartë sirianë.

Assad tha se populli dhe qeveria siriane janë të vendosur që të vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre për spastrimin e vendit nga “terroristët”. Ai tha se “dialogu kombëtar” do të vazhdojë, ndërsa siguroi bashkëbiseduesin e tij iranian në “aftësinë e autoriteteve siriane për të zmbrapsur komplotet e huaja në dëm të vendit”.

Në Siri, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën mbi 20,000 persona në 17 muaj trazira, shumica prej tyre civilë. Ndërsa Assad erdhi në pushtet në vitin 2000, të cilin e trashëgoi nga i ati, Hafez, i cili e kishte udhëhequr Sirinë për 29 vjet. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit