2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nënat e reja kanë memorie më të mirë

Më të lexuarat

Një studim i fundit ka treguar se grat të cilat janë nëna kanë kujtesë më të fort se ato që nuk kanë lindur asnjëherë.

Që të kesh një memorie sa më të mirë duhet të kesh fëmijë, kështu kanë treguar disa rezultate të fundit të dhëna nga hulumtuesit.
Hulumtuesja ,Melissa Santiago nga Carlos Albizu- Universiteti i Majamit, ka thënë se bie posht fakti që grat pasi të lindin përjetojnë një rënie në kujtesë dhe në funksionin njohës.
‘Ju nuk duhet të mendoni se për shkak se ju keni fëmijë, kujtesa juaj është më e dobët” tha ajo teksa prezantoj hulumtimet më të reja të saj në një takim me Shoqatën Psikologjike Amerikane.
Santiago, e ka bërë analizen me 35 gra të cilat janë për herë të parë nëna dhe fëmijët e të cilave ishin të moshës 10 deri në 24 muaj, dhe me 35 gra që kurrë nuk kishin qenë shtatzënë.
Për të testuar kujtesën, grave iu ishte treguar për 10 sekonda një dokument që përmbante gjashtë simbole, dhe pastaj pyeteshin për atë se çfarë kanë mbajtur në mënd. Kjo provë u përsërit disa herë.
Në herën e parë që j’u shfaqën letrat te dy grupet treguan të njejtën sasi të memories.
Por në herën e dytë dhe të tretë, nënat treguan memorie më te fort se ata që nuk kanë fëmijë, duke treguar se nënat mblodhen më shumë informacione në çdo kohë se gratë e tjera.
Më vonë, grave iu ishin treguar një shumëllojshmëri e simboleve të ndryshme, për t’i pyetur se cilat nga ato simbole kanë qenë të pranishëm në provat e mëparshme.
Përsëri, nënat shfaqen një kujtes më të mirë.
Gjatë shtatzënisë ndodhin shumë ndryshime fiziologjike në trupin e grave, dhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se deri në 5 % e grave kërkojnë edhe ndihmë nga psilokogu.
Por gjendja normale e grave kthehet gjashtë muaj pas lindjes, dhe gjatë kësaj kohe truri është në gjendje shumë më të mirë se çka qenë përpara shtatëzanisë, u tregu në studimin e bërë nga Melissa Santiago./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit