0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mungesë e barnave në Siri

Më të lexuarat

Siria po përballet me mungesë të theksuar të barnave, ndërsa kjo vlerësohet të jetë shkatërruese për njerëzit që kanë nevojë për barna në baza ditore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Siria po përballet me mungesa të theksuara të barnave për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe me numër në rritje të viktimave, si pasojë e konfliktit ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

“Ndikimi i kësaj situate natyrisht është shkatërrues për njerëzit që kanë nevojë për barna në baza ditore, për njerëzit me sëmundje kronike dhe me probleme mendore, si dhe për njerëzit që kanë nevojë për antibiotikë për të trajtuar infeksionet”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.

Siç njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve, Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka thënë se barnat për tuberkulozë, tension të lartë, diabet dhe kancer janë urgjentisht të nevojshme, ashtu si edhe hemodializat për sëmundjet e veshkave. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit