1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ja shënimi i kamikazit! Erdogan: E deportuam në Belgjikë vjet

Më të lexuarat

Këtë pasdite, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se një nga kamikazët e Brukselit ishte arrestuar në Turqi dhe ishte deportuar në Belgjikë në qershor të vitit të shkuar, bashkë me paralajmërimin se ishte militant.

Erdogan tha se Ibrahim El Bakraoui ishte arrestuar në Gaziantep të Turqisë jugore, pranë kufirit me Sirinë.

Ai tha se autoritetet belge dështuan në konfirmimin e lidhjeve të të dyshuarit me terrorizmin “pavarësisht paralajmërimeve tona se ai ishte një luftëtar i huaj”.

Ibrahim dhe një tjetër militant hodhën vetën në erë duke vrarë 14 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë në aeroportin e Brukselit.

Ai kishte lënë një shënim vetëvrasjeje, ku theksonte se ishte i dëshpëruar për të hedhur veten në erë, pasi nuk donte të përfundonte në qeli, si miku i tij, Salah Abdeslam.

Shënimi u gjet pranë 15 kilogramëve eksploziv të bërë vetë, një kallashnikovi dhe një flamuri të ISIS.

“Nuk di çfarë të bëj. Jam në nxitim e sipër. Jam në arrati. Njerëzit me kërkojnë kudo. Nëse dorëzohem, do përfundoj në qeli,” shkruante ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit