1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mrekullia e memorizimit të Kuranit.Kurani dhe Shkenca

Më të lexuarat

Memorizimi I Kuranit

Studimet bashkëkohore tregojnë se mësimi i Kuranit përmendësh, forcon imunitetin e trupit dhe ia shton besimtarit kreativitetin, si dhe qetësinë shpirtërore.

Puna më e mirë, në mënyrë absolute, është padyshim leximi i Kuranit dhe praktikimi i urdhëresave dhe dispozitave që gjenden në të, pra zbatimi i çdo gjëje që Allahu ka urdhëruar dhe largimi prej atyre gjërave prej të cilave na ka ndaluar.

Duke u bazuar në përvojën time mbi njëzetë vjeçare, në fushën e studimit të Kuranit fisnik, si dhe të ndikimit që ai ka në formimin e personalitetit të njeriut, mund të pohoj me bindje të plotë se ndikimi i tij është i jashtëzakondshëm.

Kur marrim të lexojmë ndonjë libër, të çfarëdo lloj fushe qoftë ai, ndodh që autori të shkruaj në parathënien e tij se libri që jeni duke lexuar, mund të ndryshojë jetën tuaj, dhe kjo është e vërtetë, pasi çdo libër (apo material) që lexon njeriu, lë ndikim në personalitetin dhe botëkuptimin e tij. Kjo sepse personaliteti i njeriut formohet duke u ndikuar nga përvojat jetësore, qofshin ato nëpërmjet përjetimit, leximit, dëgjimit apo shikimit.
Natyrisht që kur bëhet fjalë për librat e shkruajtur nga dora e njeriut, ndikimi i tyre është i kufizuar, ndërsa një gjë e tillë nuk ndodh me Librin e Allahut të Madhëruar. Kjo sepse Allahu i Madhëruar është Ai i Cili e krojoi njeriun dhe Ai është i Gjithëdijshëm për natyrën dhe karakteristikat e krijesës së Tij. Ai e di më së miri se çfarë është në dobi dhe interes të kësaj krijese dhe se çfarë do t’i bënte dobi atij, në këtë botë dhe në botën e përtejshme.
Allahu I Madhëruar e ka bërë këtë Libër (Kuranin) për besimtarët; dritë, shërim dhe udhëzim… Në të ka treguar për të shkuarën dhe për të ardhmen. Kurani është libri, për të cilin Allahu i Madhëruar thotë:

(لَا يَأْتِيهِ الْبَاطِلُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِ تَنْزِيلٌ مِنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ) فصلت: 42

“Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.” Fusilet, 42

Unë e them me plotë bindje, se edhe vetëm një ajet i këtij Libri, mund të ta ndryshojë ty botëkuptimin për jetën. E si do të ishte puna me atë njeri i cili vazhdimisht e lexon Kuranin, madje edhe e ka mësuar përmendësh atë, në mendjen dhe zemrën e tij?! Padyshim që leximi, apo dëgjimi i Kuranit me ëndje dhe të medituarit rreth ajeteve të tij, do ndikojë ne formimin e një personaliteti të ri tek njeriu. Një personalitet i cili do rrezatojë mirësinë, pasi ai është formuar sipas nromave dhe dispozitave të qëndrueshme të përftuara nga Kurani fisnik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit