3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Shërimi i atij që është prekur me magji – Shejkh Bin Baz

Më të lexuarat

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/1947

Burimi: “Mexhm’ul Fetaua ue Mekalaat Muteneu’iah,” vëll. 8, fq. 144.

 

 

Pyetje: Cili është shërimi i atij që është prekur me magji (sihër), apo i është bërë magji që të urrejë dikë (sarf) apo i është bërë magji që të dojë dikë (‘atf)? Si mund të shpëtojë një besimtar nga këto gjëra dhe të mos e dëmtojë bërja e magjisë? Dhe a ka lutje apo dhikër nga Kurani dhe Sunneti për këtë gjë?

 

Përgjigje: Ka trajtime të ndryshme për këtë:

Së pari: Të shikohet tek ajo që ka bërë magjistari. Nëse merret vesh se ai, si p.sh ka vendosur diçka nga flokët në një vend të caktuar, e ka vendosur në krehër apo në diçka tjetër. Nëse merret vesh se ai e ka vendosur në një vend të caktuar, atëherë hiqe këtë gjë (magjinë), digje dhe prishe, kështu do të shkatërrohet dhe do hiqet ajo që ka dashur të bëjë magjistari.

 

Së dyti: Nëse zbulohet magjistari, ai duhet të detyrohet që ta prishë magjinë që e ka bërë.  Atij i thuhet: ose prishe atë që e ke bërë ose të hiqet koka. Pastaj, nëse e prish atë magjinë, atë e vret prijësi i vendit, ngase magjistari vritet pa mos i kërkuar që të pendohet duke u bazuar në mendimin e saktë të dijetarëve, siç e ka bërë këtë ‘Umeri – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të. Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i cili ka thënë:

حَدُّ السَّاحِرِ ضَرْبه بِالسَّيْفِ

Dënimi i magjistarit është goditja e tij me shpatë (prerje koke).”

Hafsah, Nëna e Besimtarëve – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të –, kur mori vesh se shërbëtorja e saj merrej me magji, e vrau atë.

 

Së treti: Leximi (i Kuranit dhe lutjeve profetike). Vërtet leximi ka ndikim të madh në largimin e magjisë, duke i lexuar atij që është i prekur me magji, apo të lexohet Ajetul-Kursij në enë (me ujë) apo të lexohen ajetet për magjinë që janë në suren el-‘Araf, Jusuf, Ta-Ha, si dhe bashkë me këta të lexohen surja el-Kafirun, apo surja el-Ikhlas, surja el-Felek dhe surja en-Nas, dhe lutet për të për shërim dhe mirëqenie, sidomos lutjet e sakta që janë transmetuar nga Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:

اللَّهُمَّ أَذْهِبِ الْبَأْسَ رَبَّ النَّاسِ وَاشْفِ فَأَنْتَ الشَّافِي لاَ شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ شِفَاءً لاَ يُغَادِرُ سَقَمًا

“O Allahu im! Largoje këtë dëm, Zoti i njerëzve, dhe shëroje atë. Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit Tënd, shërim i cili nuk le asnjë sëmundje.”

 

Dhe prej atyre është lutja me të cilën Xhibrili i bëri rrukje (ia lexoi) Pejgamberit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, e ajo është:

بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ مِنْ كُلِّ شَىْءٍ يُؤْذِيكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عَيْنٍ أَوْ حَاسِدٍ اللَّهُ يَشْفِيكَ بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ

“Me Emrin e Allahut, po të bëj rrukje nga çdo gjë që të bën dëm ty, nga sherri i çdo shpirti apo syri të keq apo ziliqari. Allahu të shëroftë. Me Emrin e Allahut po të bëj rrukje.”

 

E përsërit këtë tre herë. Po ashtu, lexon suren “Kul Hu-uAllahu Ehad,” dhe suret Felek dhe Nas, të treja këto i lexon nga tre herë.

 

Po ashtu, prej atyre lutjeve është leximi i tyre në ujë dhe ai që është i prekur me magji të pijë nga ai, dhe të lahet me ujin e mbetur njëherë apo më shumë, sipas nevojës. Ajo (magjia) do të hiqet me lejen e Allahut të Lartësuar.

 

Këtë e kanë përmendur dijetarët – Allahu i mëshiroftë –, siç është Shejkh Abdu-Rrahman bin Hasen – Allahu e mëshiroftë –, në librin e tij “Fet-hul Mexhid Sherh Kitabu Teuhid,” në kapitullin, “Babu ma xhae fi Nushrah.” (Kapitulli i Yshtjes). Po ashtu, edhe dijetarët tjerë e kanë përmendur këtë.

 

Së katërti: Merren shtatë gjethe të gjelbra të Sidrit, copëtohen, vendosen në ujë dhe lexohen ajetet, suret dhe lutjet që u përmendën më sipër, dhe ai pi prej tij dhe lahet. Gjithashtu, kjo është e dobishme në trajtimin e  njeriut i cili është i paaftë për të bërë marrëdhënie intime me gruan e tij (për shkak të magjisë), pra merren shtatë gjethe të gjelbra të Sidrit dhe vendosen në ujë, dhe lexohen në të ato që u përmendën më lartë, pastaj ai pi dhe lahet nga ai ujë. Kjo bën dobi me lejen e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar.

 

Ajetet që lexohen në ujë dhe në gjethet e gjelbra të Sidrit për sa u përket atyre që u është bërë magji apo atij që nuk mund të bëj marrëdhënie me gruan e tij (për shkak të magjisë), janë:

  1. Leximi i el-Fatihasë.

2.Leximi i Ajetul-Kursij që është në suren el-Bekare, e ajo është:

اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ ۚ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ ۚ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِندَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ ۚ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ ۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ ۚ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ ۖ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا ۚ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ ﴿٢٥٥﴾

“Allah! La ilahe il-la Hu (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij), El-Haj-ju El-Kaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). Atë nuk e kap as kotje e as gjumë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë. E kush është ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e Tij? Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë, dhe çfarë do t’u ndodhë atyre në Botën Tjetër, dhe ata kurrë nuk do të marrin me mend ndonjë gjë nga Dija e Tij, përveç asaj që Ai do (nga Vullneti i Tij). El-Kursija e Tij shtrihet mbi qiej dhe tokë dhe Ai nuk ndjen aspak lodhje në ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Dhe Ai është më i Larti, më Madhështori.” El-Bekare, 255.

 

3.Leximi i disa ajete të sures el-‘Araf, e ato janë fjalët e të Lartësuarit:

قَالَ إِن كُنتَ جِئْتَ بِآيَةٍ فَأْتِ بِهَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ ﴿١٠٦﴾ فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُّبِينٌ ﴿١٠٧﴾ وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ ﴿١٠٨﴾ قَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ إِنَّ هَـٰذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ ﴿١٠٩﴾ يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُمْ ۖ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ ﴿١١٠﴾ قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَأَرْسِلْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ ﴿١١١﴾ يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ ﴿١١٢﴾ وَجَاءَ السَّحَرَةُ فِرْعَوْنَ قَالُوا إِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ ﴿١١٣﴾ قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ لَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ ﴿١١٤﴾ قَالُوا يَا مُوسَىٰ إِمَّا أَن تُلْقِيَ وَإِمَّا أَن نَّكُونَ نَحْنُ الْمُلْقِينَ ﴿١١٥﴾ قَالَ أَلْقُوا ۖ فَلَمَّا أَلْقَوْا سَحَرُوا أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءُوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ ﴿١١٦﴾  وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ ﴿١١٧﴾ فَوَقَعَ الْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ ﴿١١٨﴾ فَغُلِبُوا هُنَالِكَ وَانقَلَبُوا صَاغِرِينَ ﴿١١٩﴾ وَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ ﴿١٢٠﴾قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿١٢١﴾ رَبِّ مُوسَىٰ وَهَارُونَ ﴿١٢٢﴾

“(Faraoni) tha: “Në qoftë se ke ardhur me shenjë të qartë, nxirre në shesh atë, nëse vërtet je prej atyre që flasin drejt.” Atëherë Musai hodhi shkopin e tij dhe ç’të shihje! Gjarpër i vërtetë! Nxori dhe dorën e tij. E ç’të shihje! Ishte e bardhë (e ndriçuar) në sy të gjithëve. Paria e lartë e popullit të Faraonit thanë: “Me të vërtetë ky qenka një magjistar i  përkryer.” Ai do t’ju nxjerrë nga toka juaj. Atëherë çfarë këshille jepni?”  Ata thanë: “Shtyjani afatin atij dhe vëllait të tij (e t’i mbajmë në ankth për një kohë) dhe dërgoni lajmëtarë në gjithë qytetet për të mbledhur – Të sjellin para teje gjithë magjistarët më të ditur.” Dhe kështu erdhën magjistarët te Faraoni, (dhe) thanë: “Padyshim që për ne do të ketë një shpërblim të mirë nëse dalim të fituar.” (Faraoni) u tha: “Po. Dhe për më tepër, ju do të jeni pas kësaj më të afërmit tek unë.” Ata (magjistarët) thanë: “O Musa! Ose hedh ti i pari ose të hedhim ne më parë?” Ai (Musai u) tha: “Hidhni ju të parët.” Kështu kur ata hodhën (magjinë e tyre), ata i magjepsën sytë e njerëzve duke u futur tmerrin atyre. Dhe vërtet ata paraqitën një magji marramendëse. Dhe Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): “Hidhe ti shkopin tënd,” kur ç’të shohësh! Ai i gëlltiti menjëherë gjithë magjitë mashtruese që ata trilluan (para njerëzve). Kështu u dëshmua e vërteta në shesh dhe gjithçka që ata punuan u asgjësua plotësisht. Në këtë mënyrë ata (magjistarët) u thyen atje dhe u kthyen të turpëruar. Dhe magjistarët ranë në sexhde. Ata thanë: “Ne besojmë në Zotin e Aleminit (të gjithësisë, të njerëzve dhe të xhindëve), Zotin e Musait dhe të Harunit.” El-‘Araf, 106 – 122.

 

4.Leximi i ajeteve në suren Junus, a ato janë fjalët e të Lartësuarit:

وَقَالَ فِرْعَوْنُ ائْتُونِي بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ ﴿٧٩﴾ فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنتُم مُّلْقُونَ ﴿٨٠﴾ فَلَمَّا أَلْقَوْا قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئْتُم بِهِ السِّحْرُ ۖ إِنَّ اللَّـهَ سَيُبْطِلُهُ ۖ إِنَّ اللَّـهَ لَا يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ ﴿٨١﴾ وَيُحِقُّ اللَّـهُ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُجْرِمُونَ ﴿٨٢﴾

“Ndërsa Faraoni tha: “Më sillni të gjithë magjistarët më të përgatitur.” Dhe kur erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni në shesh çfarë doni të hidhni!” Pastaj kur ata i nxorën në shesh të tyret, Musai u tha: “Ajo që ju keni sjellë është magji, Allahu padyshim që do ta asgjësojë atë. Vërtet që Allahu nuk e drejton punën e Mufsidunëve (të keqbërësve, të korruptuarve, të prishurve). Ndërsa Allahu do ta vendosë dhe do ta dallojë të vërtetën me Fjalët e Tij, sado që të mund ta urrejnë atë Muxhrimunët (kriminelët, mosbesimtarët, keqbërësit).” Junus, 79 – 82.

 

  1. Leximi i ajeteve në suren Ta-Ha, e ato janë Fjalët e Tij, të Madhëruarit e Lartësuarit:

قَالُوا يَا مُوسَىٰ إِمَّا أَن تُلْقِيَ وَإِمَّا أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَلْقَىٰ ﴿٦٥﴾ قَالَ بَلْ أَلْقُوا ۖ فَإِذَا حِبَالُهُمْ وَعِصِيُّهُمْ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ مِن سِحْرِهِمْ أَنَّهَا تَسْعَىٰ ﴿٦٦﴾ فَأَوْجَسَ فِي نَفْسِهِ خِيفَةً مُّوسَىٰ ﴿٦٧﴾ قُلْنَا لَا تَخَفْ إِنَّكَ أَنتَ الْأَعْلَىٰ ﴿٦٨﴾ وَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا ۖ إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَاحِرٍ ۖ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَىٰ ﴿٦٩﴾

“Ata thanë: “O Musa! Ose hidh ti i pari apo të jemi ne të parët që do të hedhim?” (Musai) u tha: “Jo! Hidhni ju më parë!” Pastaj ç’të shohësh! Litarët dhe shkopinjtë e tyre, prej magjisë së tyre, iu dukën atij sikur rrëshqisnin me shpejtësi. Kështu që Musai ndjeu frikë në vetvete. Ne i thamë: “Mos ki frikë! Sigurisht që ti do të kesh epërsi, dhe hidhe atë që ke në dorën tënde të djathtë (shkopin)! Ai do ta përpijë atë që kanë bërë ata. Ajo që ata kanë bërë është veçse një mashtrim magjistari dhe magjistari nuk do të jetë kurrë i fituar, sado aftësi që mund të arrijë.” Ta-Ha, 65 – 69.

 

  1. Leximi i sures el-Kafirun.
  2. Leximi i sures el-Ikhlas dhe Sures Felek dhe Nas (nga tre herë).
  3. Leximi i disave lutje sheriatike, siç janë:

اللَّهُمَّ أَذْهِبِ الْبَأْسَ رَبَّ النَّاسِ وَاشْفِ فَأَنْتَ الشَّافِي لاَ شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ شِفَاءً لاَ يُغَادِرُ سَقَمًا

“O Allahu im! Largoje këtë dëm, Zoti i njerëzve, dhe shëroje atë. Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit Tënd, shërim i cili nuk le asnjë sëmundje.” (Tre herë)

 

Kjo është dua e mirë. Nëse e lexon bashkë me këtë, duanë:

بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ مِنْ كُلِّ شَىْءٍ يُؤْذِيكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عَيْنٍ أَوْ حَاسِدٍ اللَّهُ يَشْفِيكَ بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ

“Me Emrin e Allahut, po të bëj rrukje nga çdo gjë që të bën dëm ty, nga sherri i çdo shpirti apo syri të keq apo ziliqari. Allahu të shëroftë. Me Emrin e Allahut po të bëj rrukje.”

 

Kjo është dua e mirë. Nëse ia lexon të prekurit me magji drejtpërdrejtë ato që u përmendën më lartë, duke e pështyrë lehtë në kokën apo gjoksin e tij, kjo – me lejen e Allahut – është prej shkaqeve të shërimit, siç u tha më lartë.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit