0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Prijësit fetar në rastin e Turqisë na dhanë një shembull të keq!

Më të lexuarat

I kemi të pastërta besoj fotografitë e prijësve tonë fetar që shkuan në Paris, për të treguar tolerancën fetare që egziston tek shqiptarët, ku ata marshuan së bashku në sheshin ku ndodhi akti terrorist. Ai marshim ishte temë diskutimi, por ajo që ishte e bukur i treguan botës tolerancën fetare që egziston tek populli shqiptar.
Pas asaj ndodhie, kishte edhe në mesin e popullit tonë që u solidarizuan me atë se çfarë ndodhi në Paris duke vendosur flamurin francez në fotografit e profileve të tyre në rrjetet sociale. Pas asaj ndodhën edhe akte vandale e terroriste në botë, e së fundi u godit edhe shteti mik Turqia.
Ajo brenda javës kishte dy sulme terroriste, të cilat kishin pasoja në njerëz ku mbetën shumë të vrarë. E rëndë ishte ajo çfarë pasoj pas vrasjeve. Asnjë nga vendet perëndimore që morri pjesë në ecjen në sheshin e Parisit nuk ishte në Turqi. U mjaftuan me telegrame ngushëllimi. E Turqia si një shtet i fuqishëm duhej të përballej e vetme në këtë krizë që e ka kapluar, si nga sulmet e brendshme po ashtu edhe nga sulmet e jashtëme.
Është e çuditshme, prijësit tonë fetar nuk e bënë atë aktin e shfaqjes së tolerancës fetare, bile më e rënda asnjë nga ta nuk shkroi tek e fundit një status për të ngushëlluar popullin e pafajshëm turk në këtë rast.
Prijësit fetar konsiderohen si njerëzit më të mirë në tokë, pa marrë parasysh cilit besim i takojnë ata, mirëpo në këtë rastin tonë hoxha, prifti, peshkopi dhe ai i besimit bektashi (dervishi) kanë treguar një anë që atyre nuk u ka hije. Pse për viktimat e Parisit duhet të bërë marshim, ndërsa për viktimat e Turqisë asnjë status në rrjetet sociale? Si guxojnë prijësit fetar të jenë racistë dhe jo të barabartë për të gjithë njerëzit, kur ata thirren në vlera të barazisë? Se ata e duan njerëzimin dhe i shërbejnë njerëzimit?
Viktima e Parisit, është e njëjtë me atë të Turqisë, të Senegalit, të Zelandës së re, Guinesë, Kanadasë, Shqipërisë, Serbisë, Suedisë, Bangladeshit, ShriLankës. Njerëzit nuk u jep vlerë më të madhe toka se ku ata jetojnë e lindin, por është puna e tyre. Disa njerëz të pafajshëm ku do qofshin në botë nuk janë të ndryshme prej viktimave të pafajshme në Paris.
Prijësit fetar këtu na dhan një mësim të keq dhe të dëmshëm. Ne të gjithë jemi krijesa të Zotit, e tek e fundit jemi të gjithë njerëz. E më thoni cili Zot iu mësoi juve të bëni gjykime se cilët njerëz janë më të rëndësishëm?/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit