-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Analizo kohën tënde: Çelësi i Produktivitetit

Më të lexuarat

“Pasha El-„Asr (kohën). Me të vërtetë, njeriu është në humbje! Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; e këshillojnë njëri tjetrin me të vërtetën, dhe e këshillojnë njëri tjetrin për durim”. (Surja El-‘Asr)

Një shok i imi i vjetër më tha njëherë: “Një mit po sillet vërdallë këtyre ditëve. Miti thotë: Nëse arrin ta menaxhosh kohën, do të kesh mundësi të bësh çdo gjë!” Katër vite pas dëgjimit të kësaj këshille, nuk besoj më se kjo është vetëm mit.

Ne të gjithë dëgjojmë për menaxhimin e kohës dhe rëndësinë e saj, ndërsa njerëzit shpesh na qortojnë për mënyrën se si ne e kalojmë kohën tonë, por rrallë ka ndodhur të hasim në ndonjë metodologji koncize se si ta menaxhojmë kohën! Në mënyrë që ta kuptojmë se si ta menaxhojmë kohën, ne duhet ta kuptojmë se me çka ka të bëjë menaxhimi i kohës.

Duke kundërshtuar kuptimin e zakonshëm, themi se menaxhimi i kohës s‟ka të bëjë me menaxhimin e kohës tënde, sepse teknikisht ti nuk mund të menaxhosh diçka mbi të cilën nuk ke ndonjë kontroll! (A mund ta ndalësh ose ta nisësh kohën?!) Thënë më thjeshtë, menaxhimi i kohës ka të bëjë me menaxhimin e vetes tënde në atë mënyrë e cila të mundëson shfrytëzimin e sferës kohore në të cilën ne gjendemi. Pra, si mund ta bëjmë këtë në të vërtetë!

Pitër Druker, autori i librit të famshëm “Ekzekutuesi Efektiv”, rekomandon tre hapa për të menaxhuar kohën tënde, dhe ai faktikisht e ka quajtur këtë kaptinë: “Njihe Kohën Tënde”:

1) Analizo kohën tënde

2) Ndërpre kërkesat joproduktive

3) Syno të përfundosh detyrat në pjesë të mëdha kohore.

Kështu që, le të kyçemi në më shumë detaje se si të pasojmë tre hapat e mësipërm (duke shtuar në to gërshetën e zakonshme të Muslimanit Produktiv: )

1) Analizo kohën tënde: Regjistroje mënyrën se si e shpenzon ti kohën tënde brenda një jave. Do të jem i sinqertë këtu, lypset shpinë e fortë për të gjetur rezultatin e kohës që ne e humbim! Mirëpo, të qenët i sinqertë me veten është hapi i parë drejt ndreqjes. Ekzistojnë dy mënyra për ta llogaritur kohën tënde: 1) Mbaj një ditar në të cilin regjistron se çka bën në secilën orë. 2) Pyete shokun/ shokun e dhomës/ bashkëshorten(in) tënd që ta analizojë kohën tënde (sepse ne kur e llogarisim vetë kohën tonë bëhemi të mirë me veten, dhe në fund dalim „hileqar‟)

2) Ndërpriti kërkesat joproduktive: Me shpresë se, pasi të regjistrojmë kohën tonë, një ndërgjegjësim i fuqishëm do të shfaqet tek ne, dhe ajo është se, ka shumë gjëra të cilat ne mund ti shkurtojmë. Për shembull: A duhet gjithsesi që ta shpenzojmë atë orë të mëngjesit në kafene, apo më mirë është të përgatisim një kafe në shtëpi dhe ti lexojmë e-mailat njëkohësisht? A duhet me të vërtetë që ti shpenzojmë çdo ditë nga 2 orë vetëm duke kaluar nëpër kanale televizive ose faqe interneti apo mund të shkurtojmë këtë kohë? Vërejtje: Ju lutem!

Mos e shkurtoni kohën për Allahun! Për shembull, në mënyrë që të “kursejmë” kohë, disa njerëz nuk dalin të falen në xhami. Kjo nuk është një kërkesë e panevojshme të cilat duhet ta ndërpresim, por kjo është një kërkesë esenciale të cilën duhet ta mbajmë, kështu që mos i prek pra gjërat që lidhen me fenë! Ne veç jemi fajtor që nuk i kushtojmë kohë sa duhet atyre dhe nuk kemi arsye që ti dëmtojmë ato.

3) Syno të afatizosh detyrat tua brenda periudhave më të gjata: A nuk është e mërzitshme kur jeni duke punuar rëndë në diçka, dhe sapo të kyçesh mirë në të (nganjëherë kjo quhet “të qenët i thelluar” në diçka) papritmas të ndërpret një thirrje telefonike ose një e-mail, apo alarm mesazhi telefonik?! Pra kjo këshillë e tretë në të vërtetë thotë se duhet të provosh të bllokosh kohën në periudha të gjata (disa njerëz sugjerojnë se 90 minuta janë maksimumi i kohës në të cilën mund të koncentrohesh në një gjë, mirëpo kjo nënkupton 90 minuta kohë të pandërprerë).

Kjo teknikë do t‟ju ndihmojë që të arrini shumë më shumë duke bërë më pak, vetëm pse jeni fokusuar në një detyrë brenda një kohe të caktuar. Kryerja e një pune për të cilën nevojitet një orë, në qoftë se do ta ndërpresësh çdo 10-15 minuta, në fund do të ti konsumojë 4 orë. (Për të të ndihmuar në bllokimin e kohës tënde, të lutem referohu në “detyrë-shënuesin” (“taskinator”) në website-in tonë www.productivemuslim.com)

Shpresoj që kjo do të ju japë një kuptim më të mirë se si ta ktheni mitin e menaxhimit të kohës në realitet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit