0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Cila është sureja që emërtohet sipas njërit nga kushtet e Islamit?

Më të lexuarat

E dini si quhet sureja e vetme në Kuran e cila emërtohet sipas njërit nga kushtet e Islamit?…

Ajo është sureja El-Haxh dhe emërtohet sipas ibadetit të haxhit. Siç e dimë, Islami ka pesë kushte: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është pejgamber dhe rob i Tij (shehadeti), namazi, agjërimi, zeqati dhe haxhi.

Sureja El-Haxh është sure medinase edhe pse një pjesë është shpallur në Meke. Ka 78 ajete. Që nga ajeti i parë sureja haxh na tërheq vëmendjen për Ditën e Gjykimit, ringjalljen dhe grumbullimin e njerëzve para Allahut të Madhërishëm.

Pra Allahu bën lidhjen mes haxhit dhe Ditës së Gjykimit sepse shumica e dispozitave të haxhit na e përkujtojnë këtë Ditë. Gjithashtu, kjo sure na sqaron se çdo gjë që e ekziston në qiell dhe në tokë i bën sexhde Zotit.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit