1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tespihe nga meteoriti me vlerë 30,000 dollarë

Më të lexuarat

Ismail Ergun thotë se për të bërë një rruzë të tespihut nga meteroiti, zgjatë deri në 20 ditë dhe se në vendet e tjera kjo mund të kushtojë dhjetë herë më shumë.

Zejtari, Ismail Ergun nga Balikesiri i Turqisë, i cili merret me prodhimin e tespihëve të koleksionuar, bënë dhe shet tespihe me fragmente të meteorit me çmim prej 30,000 dollarësh, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ergun me këtë profesion merret për 15 vite. Ai shton se për të bërë tespihe përdor gurë të çmuar dhe kjo është arsyeja pse janë kaq të shtrenjta. Ai thekson se nganjëherë përdor diamante dhe se gjithmonë ka kërkesë për tespihet e tij, edhe pse shumë habiten kur ta kuptojnë çmimin.

Aktualisht është duke bërë katër tespihe me fragmente të një meteori.

“Doja diçka ndryshe. Kamë kërkuar fragmente nga meteori. Përpunimi i tij ishte shumë i vështirë, por megjithatë kam arritur të bëjë katër tespihe. Unë i ekspozoj këto edhe në panaire. E di që diçka e tillë ekziston edhe në vende tjera, por janë shumë të shtrenjta. Çmimi mund të jetë edhe deri në 300,000 dollarë, por unë i shes për 30.000 dollarë”, shpjegoi Ergun, duke shtuar se këto fragmente, ndryshe nga gurët tjerë, shumë më vështirë përpunohen.

Ergun tha se dy nga katër tespihet e bëra i kanë blerë koleksionuesit.

“Ka disa lloje të meteoritëve. Posaçërisht i vështirë është përpunimi i atyre të cilat kryesisht përbëhen prej hekuri. Disa, një formë copëtohen, nuk mund të përpunohen. Sikurse metalet edhe ai përpunohet duke përdorur nxehtësinë”, shtoi Ergun dhe sqaron se për të prodhuar një tespihe të tillë nevojiten deri në 20 ditë./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit