-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kompania franceze prodhon pajisjen që zbulon mishin e derrit në ushqim

Më të lexuarat

Kompania franceze “Capital Biotek”, në përputhje me nevojat e muslimanëve të cilët ushqehen me rregullat strikte të besimit të tyre, kanë lansuar në treg një pajisje të vogël që zbulon praninë e mishit të derrit në ushqim.

“Halal test”, jo më i madh se testi i shtatzënisë, i cili mund të blihet me çmimin 6,90 €, ndihmon muslimanët që të zbulojnë gjurmët e mishit të derrit, jo vetëm në ushqim, por edhe në kozmetikë dhe ilaçe.

Pronarët e “Capital Biotek”, Jean-François Julien dhe Abdurrahmane Shaui, për këtë test kanë menduar qysh në studime, në kohën kur shpërtheu skandali me mish kali në ushqimet e gatshme, i cili dy vjet më parë tronditi Evropën.

Ndërkohë, derisa Julien ka zhvilluar disa teste për njerëzit që vuajnë nga intoleranca në ushqim dhe alergjitë tjera serioze, Abdurahmani i kishte propozuar zgjerimin e asortimentit.

“Abdurahmani më propozoi të zgjeroj asortimentin tim, e pastaj kemi ardhur me idenë të zhvillojmë një test të veçantë që zbulon ADN e derrit”, shpjegoi Julien.

Edhe pse testi nuk mund t’i ofroj shfrytëzuesit informacionin nëse ushqimi është 100% hallall, ose nëse është therur sipas dispozitave të lejuara, dy sipërmarrësit e rinj, brenda një ditë, kanë marrë më shumë se 10.000 kërkesa. (IGJ)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit