Kryeministri britanik, David Cameron dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, biseduan të enjten në Londër për situatën në Siri.
Pas takimit, kryeministri britanik tha se Britania dhe Rusia kanë dallime lidhur me qasjen për gjetjen e zgjidhjes për përfundimin e dhunës në Siri.
Cameron tha se përkundër dallimeve, të dy qeveritë dëshirojnë ta shohin përfundimin e gjakderdhjes 18 mujshe, që sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, ka shkaktuar vrasjen e më se 18 mijë njerëzve.
Nga ana e tij, Putin tha se nuk duhet të ketë ndërhyrje ushtarake. “Ne jemi pajtuar për të bashkëpunuar në gjetjen e zgjidhjeve për çështjen e Sirisë”.
Rusia së bashku me Kinën, duke kërcënuar me veto, kanë penguar vendet përendimore të dorëzojnë një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit, që do të krijonte kushte për ndërhyrje ushtarake. /Telegrafi/kohaislame