2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nis në tetor

Më të lexuarat

Është i pashmangshëm dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për veriun.

Veriu i Kosovës pritet të marrë një status të veçantë, që nuk do ta prishë funksionalitetin e shtetit.
Burime ndërkombëtare pohojnë se në Bruksel po punohet që takimi Jahjaga–Nikoliq të ndodhë në muajin tetor, me çka do të fillojnë edhe bisedimet mes palëve, shkruan express.
Punë të vështirë do të ketë presidentja Atifete Jahjaga para se të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e problemit të Veriut.
Jahjaga pritet të takohet me Presidentin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliq, më së largu në tetor të këtij viti në një vend europian e jo në Asamblenë e OKB-së.
Bëhet e ditur se Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Chatherine Ashton, po përgatitet për t`i takuar presidentët e Kosovës dhe Serbisë.
Sikurse Nikoliq, edhe Jahjaga është shprehur e gatshme të takohet dhe të flasë për problemet që përballen dy shtetet.
“Ashton dëshiron t`i takojë liderët e dy vendeve në një shtet evropian. Takimi Jahjaga – Nikoliq nuk do të ndodh në Neë York në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka thënë diplomati i BE-së në kushte anonimiteti./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit