1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Syzet Stroboskopike të Nike

Më të lexuarat

Sportistët gjatë viteve janë përqëndruar në trajnimin e vetes së tyre për tu bërë më të fortë dhe më të shpejt, por të ndërtosh një forcë muskulore është vetëm një pjesë e planit.

Nike, një nga sponzorët më të mëdhenj të sportit, shikon potencial dhe përfitim në një palë syze të specializuara dhe të krijuara për t’u mundësuar sportistëve të rregullojnë aftësitë e shqisave të tyre dhe “të shikojnë sportin më mirë” nëpërmjet përdorimit të teknologjisë moderne.

Për të provuar këtë që thotë, dhe të tërheqë vëmendjen tek syzet Sparq Strobe Vapor, Nike bëri një studim në institutin e Duke, për shkencat e trurit mbi “stërvitjen proboskopike” duke përdorur syzet e saj. Në thelb, Nike filloi të kërkonte të dhëna shkencore për të provuar stimiulimin dhe stërvitjen që mund të bëhet me anë të memorjes pamore.

Subjektet e Duke u vendosën në një sërë aktivitetesh fizike duke përdorur syzet e veçanta që kufizojnë shikimin në fragmente të shkurta. Shumë nga pjesëmarrësit u tërhoqën nga programet sportive, duke përfshirë këtu edhe shumë studentë të vetë shkollës. Nëpërmjet përdorimit të testeve të memorjes, studimi arriti në përfundimin se një palë syzë strobe mund të rrisin memorjen pamore për 24 orë, duke i dhënë studiuesve të Duke një dëpërtim në përfitimet që jep stërvitja stroboskopike.

“Puna jonë fillestare në stërvitjen stroboskopike tregoi që mund të përmirësohen aftësitë perceptive, por nuk e di saktësisht se si” thotë Stephen Mitroff, një pjesëtar i institutit të Duke për studimet e trurit. “Ky projekt bën një hap të madh duke treguar se këto aftësi ndijuese janë të kontrollueshme, të paktën në një pjesë.”

Si funksionon?

Syzet Sparq Vapor Strobe të Nike punojnë si një senzor që bllokon pamjen duke përdorur atë që quhet strobe, dhe duke e modifikuar sipas dëshirës. Syzet janë një plastikë e përthyeshme e përbërë nga lente LCD. Duke ndryshuar nga pamje të pastër dhe të bllokuar, syzet e stërvisin sportistin të parashikojë se çfarë do të ndodhë kur sytë e tij do të jënë të mbyllur, shpjegon Nike. Kjo më tutje, çon në një aftësi shumë senzitive për të marrë informacion më të mirë pamor dhe koordinim më të mirë të kohës. Me fjalë më të tjera, syzet përmirësojnë koordinimin e syve me dorën, duke e bërë më të thjeshtë për një basketbollist të kapi një top të vështire.

Greg Applebaum, profesor dhe asistent i psikologjisë të Universiteti të Duke dhe autori i parë i këtij studimi e shpjegon ndryshe. Ai përdor analogjinë për trurin e njëriut që ka një segment që e mban atë aktiv për informacione për një përiudhe të caktuar kohe. Duke përdorur syzet e Nike, sportistët e rrisin këtë segment memorje. Është e njëjta gjë si me një RAM të një kompjuterit, i cili e heq informacionin e ruajtur kur fiket kompjuteri, por që njerëzt e bëjnë këtë gjë plotësisht brenda 24 orëve.

Syzet e Nike janë vetëm një pjesë e planit të kësaj kompanie për rritjen e rendimentit. Stërvitja fillon me sportistët që i nënshtrohen të ashtëquajturës Sensor Station, e cila është një pajisje me prekje, për të pasur lidhje me performancën pamore dhe ndijuese.
Hapi i ardhshëm është të përdoren syzet e Nike si një lidhje më Sparq Sensory Training Stations. Këtu përfshihet një stërvitjë me softuerë për të përmirësuar ndijimet dhe performasën dhe të krijuara për të përdorur rregullisht gjatë një seance stërvitore.

Kushdo mund t’i blejë syzet e Nike, të cilat kanë çmimn 300 dollarë dhe kanë të bashkëngjitur një karikues me dalje USB, një qese me mikro fibra, dhe një mbajtëse koke. Nike thotë se syzet mund të përdoren për 10-15 orë para se të nevojitet të karikohen. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit