Trupat franceze e kanë dorëzuar një bazë ushtarake te armata afgane, si pjesë e tërheqjes së 2 mijë ushtarëve francezë, të paraparë deri në fund të këtij viti.
Pranim–dorëzimi në bazën ushtarake në qarkun Surobi, që është afro 50 kilometra nga kryeqyteti Kabul, është shënuar me një ceremoni të rastit, m ç’rast është ulur flamuri i Francës, ndërsa është ngritur ai i Afganistanit, raportojnë mediat.
Këtë tërheqje, presidenti francez, Francois Hollande, e pat shpallur në muajin maj. Ai pati thënë se në Afganistan do të mbeten 1400 ushtarë francezë për të ndihmuar me çështje logjistike dhe stërvitëse.