Që nga viti 1788, Gray-s, një dyqan në Adamsville, Rhode Island, ka shitur pije, torta dhe cigare. Por pas hapjes aty pranë të një supermerkate, fitimet kanë rënë ndjeshëm.
Kështu, Jonah Waite, që ka marrë në pronësi dyqanin pas vdekjes së të atit, ka vendosur, pas 224 vjetësh, që të mbyllë dyqanin më të vjetër të Amerikës.
“Sigurisht, kuptoj aspektin historik dhe do të më pëlqente shumë ta mbaja hapur, por nuk mendoj se ky është një opsion i konsiderueshëm”, ka shpjeguar i riu 21-vjeçar.
Student gazetarie, Waite ende nuk vendosur nëse do ta ruajë dyqanin që i është lënë në pronëse apo do ta shesë atë. Dyqani, që ndodhet pas shtëpisë së familjes, ka qenë pronë e familjes Waite prej shtatë brezash.