2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Smaka: Thaçi sot në Kushtetuese, këto janë 5 pikat ku është shkel kushtetuta (Video)

Më të lexuarat

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtuetuese, vlerësoi se shumë shpesh është shkelë Kushtetuta nga liderët politikë të vendit, si nga Presidentja, ashtu edhe nga Kryeministri. Ai i identifikoi një nga një shkeljet që janë bërë.

“Kushtetutën e ka shkelë Presidentja kur e ka nisë procedurën e vlerësimit të AKS si Komunitet në Kushtetuese”, tha ai, duke sqaruar se fjala Komunitet është një nivel më i lartë se Asociacion, por që sipas tij, kjo është hequr nga liderët politik, të cilët e nënshkruan këtë marrëveshje.

“Kryeministri i ka bërë 23 shkelje e as nuk skuqet, se lëre më të jape dorëheqje”.

Duke kujtuar që Kushtetuta nuk e ndalon votimin ndaj vetes, Smaka tha se Pacolli dhe Sejdiu nuk e kanë shkelur Kushtetutën.

“Çdo gjë që nuk është shprehimisht e ndaluar – është e lejume”.

“Ja shoh për të madhe që pak është ngutur”, tha lidhur me zgjedhjen e Thaçit President, duke shtuar se si para, si pas zgjedhjeve, Thaçi i ka të garantueme votat nga partia e tij per me u zgjedh President.

“Kushtetuta nuk është përfillur, por është është dashur me u përfillur”, theksoi ai.

“Sa e di unë, nesër ka me u dergu në Kushtetuse procesi i zgjedhjes se Presidentit”, tha krejt ne fund Smaka.

https://www.youtube.com/watch?v=LlJkA94W4Ys

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit