4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhembjet e kokës dhe shërimi i saj në mjeksinë profetike

Më të lexuarat

Imam Ibn Maxhe shënon në Sunen-in e tij një hadith, për saktësinë e të cilit ka rezerva, që tregon se Pejgamberi alejhi selam, kur kishte dhembje koke, e mbështillte atë me këna dhe thoshte: “Me vullnetin e Allahut, kjo do të ndihmojë për largimin e dhembjes së kokës.”
Dhembja mund të ndiehet në të gjithë kokën ose në pjesë të ndryshme të saj, por kur ajo ndiehet vetëm në njërën anë të kokës, atëherë ajo quhet ‘migrenë’. Lloji i dhembjes që përfshin krejt kokën quhet ndonjëherë ‘helmetë’, pasi ajo ngjan me helmetën, e cila mbulon të gjithë kokën. Dhembja, gjithashtu, mund të godasë veç anën e pasme të kokës, ose edhe veç anën ballore të saj.
Dhembjet e kokës janë të shumëllojshme, me shkaktarë nga më të ndryshmit. Ato nisin zakonisht kur koka nxehet për shkak të presionit të një lloj avulli septik, i cili grumbullohet afër kokës dhe i cili kërkon të gjejë rrugëdalje, por nuk ia arrin. Pastaj, presioni i avullit shtohet, ashtu si në një tenxhere që valon, por që avulli nuk ka nga të dalë. Është fakt se kur një lëng nxehet, ai shton vëllimin dhe kërkon të zërë më shumë hapësirë. Në të njëjtën mënyrë, avulli grumbullohet afër kokës dhe, si pasojë, shkakton dhembje në gjithë kokën, sepse nuk arrin të përhapet ose që të dalë nga trupi, teksa nxehet gjithnjë e më tepër. Kjo gjendje shkakton një marrje mendsh.
Ka shumë lloje të dhembjeve së kokës, që vijnë nga shkaktarë të ndryshëm, si:
1. Së pari, kur një nga katër gjendjet themelore të trupit (ftohtësia, nxehtësia, thatësia dhe lagështia) bëhet mbizotëruese ndaj të tjerave.

2. Ulcera në stomak, sepse nervat cefalikë (të trurit) janë të lidhura me stomakun.

3. Gazra të ngjeshur mund të mblidhen në stomak, e pastaj të ngrihen lart deri në kokë, duke shkaktuar dhembje koke.

4. Ndonjë tumor në arterien gastrike sjell dhembje në kokë, pasi stomaku dhe koka janë të lidhur me njëri-tjetrin.

5. Kur stomaku është plot, ai mund të shkaktojë dhembje koke, pasi një pjesë e ushqimit mbetet e patretur.

6. Dhembja e kokës mund të shfaqet pas aktit seksual, pasi në këto çaste trupi është i dobët, dhe kështu është i ekspozuar ndaj nxehtësisë së ajrit.

7. Dhembja e kokës vjen ndonjëherë pas të vjellave, për shkak të thatësisë së stomakut ose të gazrave që ngjiten nga stomaku në kokë.

8. Moti ose ajri i nxehtë mund të shkaktojnë dhembje koke.

9. Dhembja e kokës mund të shkaktohet edhe nga të ftohtët, ose nga avujt që mblidhen në kokë dhe nuk arrijnë të shpërbëhen.

10. Kur nuk fle mjaftueshëm.

11. Shtypja e ushtruar në kokë, për shembull, kur mban mbi të ndonjë peshë të rëndë.

12. Fjalosja e tepërt, ndonjëherë, dobëson mendjen, e më pas rrjedhon në dhembje koke.

13. Ushtrimet e tepërta fizike ose lodhja e madhe.

14. Depresioni, shqetësimet emocionale ose mendimet e këqija.

15. Uria e madhe. Në këtë rast, gazrat e stomakut ngrihen deri në kokë dhe shkaktojnë dhembje.

16. Tumori në cipën e trurit. Në këtë rast, njeriut i duket sikur dikush po e godet me çekan në kokë.

17. Ethet shkaktojnë dhembje koke, për shkak të temperaturës së lartë që pëson trupi prej tyre.

Në fund, Allahu e di më së miri.
Zead el Mead
Ibn Kajim el Xheuzije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit