1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tsipras: Nëse bashkëpunohet me Turqinë, kriza e refugjatëve vendoset nën kontroll

Më të lexuarat

Tsipras për gazetën gjermane “Bild” tha se Turqia, në të cilën gjenden 2.5 milionë refugjatë bart një barrë të rëndë mbi supet e saj. “Nëse bashkëpunojmë së bashku me Turqinë, këtë problem do ta vëmë nën kontroll”

 

BERLIN (AA) – Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka deklaruar se nëse Bashkimi Evropian dhe Turqia bashkëpunojnë, kriza e refugjatëve do të vendoset nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tsipras për gazetën gjermane “Bild” tha se Turqia, në të cilën gjenden 2.5 milionë refugjatë bart një barrë të rëndë mbi supet e saj. “Nëse bashkëpunojmë së bashku me Turqinë, këtë problem do ta vëmë nën kontroll”, tha Tsipras i cili pohon se migrantët në Greqi nuk kanë ardhur duke notuar, por me varka dhe me jelekë shpëtimi të prodhuar në Turqi.

Kryeministri grek theksoi se çështja e trafikimit të qenieve njerëzore duhet trajtuar që në rrënjët e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit