0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Skandali që tronditi Kinën

Më të lexuarat

Skandali politik që tronditi Kinën merr të tjera përmasa. Bashkëshortja e Bo Xilai, një prej njerëzve më të fuqishëm në vend, është akuzuar për vrasjen e biznesmenit britanik, Heyvood.

Gruaja e tij, Gu Kailai dhe Zhang Xiaojun, punonjës në shtëpinë e Bo Xilait, janë ndjekur penalisht kohët e fundit nga një gjykatë kineze, thotë agjencia e lajmeve Xinhua, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Heyvood u gjet i vdekur në një hotel në Chongqing më 15 nëntor të vitit 2011.

Vrasja e Heyvood shkaktoi rënien Bo Xilait në një skandal që tronditi mbarë politikën kineze.

Zyrtarët lokalë fillimisht thanë se zoti Heyvood vdiq nga pirja e tepruar, por qeveria njoftoi në prill së po hetonte gruan e zotit Bo në lidhje me rastin.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se zonja Gu dhe djali i saj kishin konflikte me Heyvood për interesa ekonomike. Shqetësimet në lidhje me një kërcënim të mundshëm të ardhur nga Heyvood, dhe shqetësimi për sigurinë personale të djalit të saj mund të kenë çuar znj. Gu, së bashku me Z. Zhang, në helmimin e Heyvood, sipas agjencisë Xinhua.

Dy të akuzuarit do të gjykohen për vrasje të qëllimshme nga ana e Zyrës së Prokurorit të Shtetit në provincën lindore të Anhui.

Britania e mirëpriti lajmin, duke thënë se ishte e kënaqur që po shihte Kinën që po vazhdonte hetimin mbi vdekjen e Heyvood./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit