5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Muhamed B. Sytari shkruan mbi Dr. Aid El-Karni

Më të lexuarat

Myftiu i Shkodrës Muhamed B. Sytari ka shkruar sot mbi Dr. Aid El-Karni, pas atentatit duke përcjellur një mesazh shumë të qartë mbi rolin e thirrësit në Islam. Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Thirrësi islam jeton dhe vdes në rrugën e Amanetit…
“Mos pyet njeri për gradën e besimit të tij, pyet veten tënde për korrektësinë që ke në faljen e namazeve, për shtimin e dhikrit, për shoqërimin tënd me Kur’anin, për ruajtjen e gjuhës dhe pastërtinë e zemrës”.
Këto fjalë ka postuar në profilin e tij në twitter, thirrësi i shquar islam saudit Dr. Aid El-Karni, pas përfundimit të një ligjërate para dhjetra mijëra muslimanëve në një prej qyteteve të Filipineve, ku ndodhet për shërbim. Tamam dy orë para një ngjarjeje të padëshiruar…
Duke hipur në makinë, iu bë një atentat, prej të cilit thuhet se ka shpëtuar, me disa lëndime të lehta, falë mirësisë së All-llahut.
Ajo që më frymëzon ky moment, teksa lutem me zemër që zotëria i nderuar të jetë mirë dhe të vazhdojë të përhapë Dritën e Thirrjes së Shenjtë Islame, kudo në botë, është fakti se thirrësi islam, si kredo botërore, jeton dhe vdes në rrugën e Amanetit që bart me vete në shpirtin e tij. Thirrësi islam është fenomen bekimesh hyjnore mbi gjithësinë!
Thirrësi islam nuk thyhet, nuk trembet, nuk dorëzohet, para askujt dhe asgjëje! Thirrësi islam është vijimësi e shekujve, Frymë që përhapet pa pasur nevojë për lejen e dikujt. Nuk vdes me vdekjen e ndonjërit, përkundrazi, rritet e zhvillohet, përhapet e pasurohet, dritëson e dritësohet.., deri në cakun e fundit të kësaj bote dhe jetës mbi Tokë!
All-llahumme na bëj të jetojmë për Ty dhe të largohemi nga kjo botë si thirrës drejt Fesë Tënde; Islamit! Amin!”/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit