2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Muslimanja pesëmbëdhjetëvjeçare zbulon satelitin që gjurmon mbeturinat hapësinore

Më të lexuarat

Është i njohur fakti se në planetin tonë kemi tepricë të mbeturinave, ne përpiqemi që t’i zvogëlojmë dhe të riciklojmë ato. Megjithatë, duket se mbeturinat nuk janë kufizuar (reduktuar) vetëm në Tokë, universi është i mbushur me mbeturina të formave dhe madhësive të ndryshme.

NASA dhe organizatat tjera hapësinore vëzhgojnë rreth 500,000 pjesë të mbeturinave që aktualisht rrotullohen rreth tokës. Një numër i madh vjen nga satelitët ose raketat që kanë shpërthyer dhe janë shpërndarë. Rreth 20.000 prej tyre janë të madhësisë së topit të bejsbollit, por ka të tilla të madhësisë së frigoriferit. Pjesa më e madhe e tyre janë shumë të vogla dhe nuk mund të shihen nga toka. Në përgjithësi, rreth 100 milionë pjesë metalike sillen rreth Tokës. Këto pjesë udhëtojnë me shpejtësi 28.200 km/h, ose 7.8 km/s.
Në qoftë se një pjesë e vogël do ta godiste satelitin, atëherë do të shkaktonte dëme kritike. Me këtë shpejtësi, edhe copëzat e vogla mund të shkatërrojnë anijen ose satelitin, për riparimin e të cilit nevojiten miliarda dollarë në mënyrë që komunikimi mobil dhe navigacioni satelitor të funksionoj normalisht.

Kjo është arsyeja pse vitet e fundit shkencëtarët janë duke u përpjekur të gjejnë një metodë të përshtatshme për eliminimin e mbeturinave. Muslimanja pesëmbëdhjetëvjeçare, Dana Arabiyat nga Jordania, e cila ndjek shkollën Er-Ridvan në Aman e ka bërë këtë. Ajo është marrë me hulumtimin e këtij problemi dhe si rezultat zbulo pajisjen/satelitin i cili gjurmon praninë e mbeturinave. Kur mbeturinat afrohen, pajisja hap kontejnerin e pakalueshëm që i kap ato. Kur kontejneri mbushet, ai zbret drejt Tokës me një kabllo të gjatë disa kilometërshe dhe përmbajtja e saj lëshohet në shtresat e sipërme të atmosferës, ku digjen në të njëjtën mënyrë si meteorët. Pastaj satelit i saj e tërheq prapa kontejnerin ku ai vazhdoi me grumbullimin e mbeturinave.

Zbulimin e saj Dana e prezantoi në Panairin Ndërkombëtar të Shkencës dhe Inxhinierisë ‘Intel’. Këtë ngjarje e organizon Shoqata për Shkencën dhe publikun.

Sateliti i Danës është në gjendje të mbledh pjesë të mbeturinave deri në 50 cm. Nëse inxhinierët duan të mbledhin copa më të mëdha të mbeturinave hapësinore, duhet të bëjnë një version më të madhe të dizajnit të saj./islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit