Frutat e malit – janë të pasura me antioksidantë, përmbajnë edhe vitaminë C. Shumë hulumtime tregojnë që frutat malore ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe shumë sëmundje tjera.
Këto janë boronicat (pemët me më së shumti antioksidantë). Para të gjithave përfitimeve tjera shëndetësore, boronicat parandalojnë tensionin e lartë të gjakut dhe në masë të madhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Një filxhan me boronica përmban 81 kalori dhe 4 gramë fibra), manaferrat (një filxhan manaferra përmban 74 kalori dhe 10 gramë fibra të mahnitshme), mjedrat (një filxhan ka 60 kalori dhe 8 gramë fibra), dredhëzat (një filxhan përmban 59 kalori dhe 5 gramë fibra, etj.).
Boronicat mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, bëjnë të ditur shkencëtarët kinez.
Barnat e zakonshme të cilat janë të dobishme për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pashmangshëm kanë edhe efekte anësore në organizëm.
Për këtë arsye hulumtuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë substanca natyrale që kanë efekte hepato-protektiv.
Shkencëtarët kinez së fundi kanë publikuar një studim të ri, të bërë në kafshë, që ka treguar efektin e dobishëm të boronicës në fibrozën e mëlçisë.
Rezultatet e studimet kanë treguar se këto fruta mund të ulin nivelin e dëmtimit të mëlçisë si dhe nivelin e acidit hialuronik dhe enzimës alanin aminotransferazë në gjak, të cilët llogariten si tregues të sëmundjes së mëlçisë.
Për më tepër, boronicat mund të rritin nivelin e një enzime të dobishme, superoksid dismutazë, dhe të ulin përqendrimin e malon-aldehidit në mëlçinë e homogjenizuar.
Përveç këtij studimi që tregon efektin e dobishëm të boronicës në mëlçi, disa studime të mëhershme kanë treguar efektin pozitiv të saj edhe në qelizat e retinës së syrit, trurit dhe qelizat e tumorit.