3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mrekullia shkencore në krahun e mizës

Më të lexuarat

Është vërtetuar nga shkencëtaret se nuk ka dyshim në faktin se disa insekte kanë antibiotik natyral në krahët e tyre për t’i vrarë bakteret e rrezikshme, e prej këtyre insekteve është edhe miza ndërsa Profeti i Zotit, Muhamedi, alejhisselata uesselam, foli për këtë fenomen qysh para 1400 vjet…

Ky është një studim i Universitetit Australian për Teknologji Swinburne i cili vërteton se shkencëtarët kanë zbuluar antibiotik natyral në sipërfaqen e krahëve të disa insekteve (studimi ende është në fillimet e tij).

Një grup shkencëtarësh paraqitën studimin e tyre në lidhje me krahët e insektit “Clear Wind Cicada” i cili jeton në Australi. Ky insekt dallohet me krahët e tij të gjatë dhe konsiderohet lloj nga llojet e mizave. Studime rezulton me gjetjen e antibiotikut natyral shume të fuqishëm në krahun e mizës i cili i ndihmon asaj në mbrojtjen nga insektet tjera, bakteret dhe viruset në përgjithësi.

Janë edhe shumë studime tjera po në Australi, Japoni dhe Rusi të cilat vërtetojnë në mënyrë të prerë se miza dhe shumë insekte tjera kanë këtë lloj antibiotiku në krahët e tyre, dhe se ky antibiotik aktivizohet me futjen e mizës në ndonjë lënde të lëngshme.

Tani, t’i kthehemi hadithit të saktë profetik i cili thotë: “Kur në enën e ndonjërit prej jush të futët miza, atëherë zhyteni atë në të sepse në njërin krah të saj është sëmundja ndërsa në tjetrin ilaçi sepse duhet të frikësohet se mos ka hyrë me krahun ku është sëmundja andaj e zhytë në enë të tërën pastaj e nxjerrë nga aty” (Transmeton Ibn Hibbani në të saktin e tij)

Tani parashtrohet pyetje; po ky profet a fliste nga mendja e tij apo fliste ashtu siç e përshkruan Krijuesi Absolut në Kuran: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi), nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij” (Kuran, surja En-Nexhm, ajetet 1-4)

Referencat:
1- http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/23250225‎
2- Fruit Flies May Pave Way To New Treatments For Age-related Heart Disease, Burnham Institute, 2007.
3- The ointment in the fly: antibiotics, The Economist, December 3, 1994.
4- Protein in Fly Saliva Speeds Healing of Incisions, Wounds, Auburn University, 23 Jan 2005.
5- Fruit Fly Insight Could Lead To New Vaccines, Stanford University, March 11, 2007
6- The fly effect: Russian scientists invent new medicine with the help of flies, St. Petersburg State University, 2006
7- Danny Kingsley , The new buzz on antibiotics, www.abc.net.au, 1 October 2002.
8- http://www.highbeam.com/doc/1G1-15938416.html

Përktheu nga arabishtja: Liridon H. Tërstena
(Islamgjakova)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit