2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Samarkand: udhëtim në qytetin magjepsës

Më të lexuarat

Tamerlani ishte dikur një nga pushtuesit dhe mbretërit që i druheshin të gjithë. Ndërsa ngrinte perandorinë e tij euroaziatike në fund të shekullit të 14-të, ekspertët thonë se ai vrau rreth 5 për qind të popullsisë së botës.

Kryeqyteti i Perandorisë botërore

Por, trashëgimia e tij sot përfshin disa nga qytetet e monumentet më të bukura në botë, ndërsa 25 vjet nga shpallja e pavarësisë, Uzbekistani e bëri perandorin Tamerlan, sundimtarin e shumëdiskutuar, heroin e vet më të madh kombëtar, e restauroi disa nga strukturat që ai kishte ndërtuar.

Samarkand, qyteti shkretëtinor që ishte kryeqyteti i perandorisë botërore të Tamerlanit, është në të njëjtën kohë perandorak dhe ekzotik. Ai është i mbushur përplot me pallate e xhami, medrese dhe mazoleume, me minaretë e kubetë që ngrihen në qiell, ndërsa të gjitha janë të zbukuruara me tulla ornamentale blu dhe nga qindra vjet histori.

Fotografia i takon nekropolit Shah-i-Zinda, ndërtuar mes shekujve 11-11-19. Ndërtesa mban varret e të afërmëve të Tamerlanit dhe sipas legjendës, kushëririn e profetit Muhamed.

Xhamitë madhështore

Xhamitë e Samarkandit dhe ndërtesa të tjera historike lënë në hije qytetin modern dhe banorët e natyralizuar të tij. Për shembull, xhamia Bibi Khanum (në fotografi) që Tamerlani e ndërtoi pas fushatës së tij në Indi në nisje të shekullit të 14-të, fillimisht paraqiste gati 450 kolona mermeri dhe ishte ndërtuar me ndihmën e pothuajse 100 elefantëve.

Zemra e perandorisë

Edhe pse Tamerlani, apo Timuri siç njihet zakonisht në Uzbekistan, ngriti një perandori që shtrihej nga India e sotme në Turqi, nga Rusia deri në Arabinë Saudite, zemra e territoreve të tij ishte Registani, apo në persisht “vendi i rërës” në qytetin e Samarkandit.

Ky shesh shërbente dikur për shpalljet mbretërore apo edhe ekzekutimet publike, ndërsa sot në të mbahen eventet më të rëndësishme përfshirë edhe festivalet muzikore.

Qyteti i Kubeve

Samarkandi është qyteti i Kubeve, disa prej të cilave janë më të bukura kur shihen nga brenda. Të shpërndara në gjithë profilin e qytetit, këto kube janë testamente ende të gjalla, të trashëgimisë arkitekturore të Tamerlanit.

Kjo arkitekturë bëri që qyteti të merrte edhe statusin e trashëgimisë së mbrojtur botërore nga UNESCO. Në fotografi duket brendësia e xhamisë Tilla Kari (apo “mbulesa e artë”) pjesë e kompleksit të Registanit

Shkenca dhe letërsia

Mirzo Ulugbek, nipi i Tamerlanit dhe sundimtari i tretë i perandorisë, ishte matematicien dhe poet – dhe një intelektual më shumë sesa një lider. Ai u shfronësua kur djali i tij urdhëroi t’i prisnin kokën dhe mori kontrollin e mbretërisë.

Trashëgimia e Ulugbek shihet më së miri në Observatorin Ulugbek (në fotografi) të cilin ai e ndërtoi në vitin 1428. Bashkia e qytetit ka hedhur shifra në miliarda nga thesari kombëtar në restaurimin e vendeve historike të Samarkandit. Më pas, pas restaurimit, pesha e punës së mirëmbajtjes bie mbi një ushtri të vogël grash, banore vendase që fshijnë dhe pastrojnë me sa fuqi kanë.

Varri i një mbreti

Një sundimtar që mori më shumë jetë se kushdo, Tamerlani ndërroi jetë në vitin 1405. Ai është varrosur në mazoleumin e magjishëm Gur-Emir Mausoleum.

Sikundër edhe burri që mban brenda, vendi i prehjes së fundit është si frymëzues ashtu edhe një shembull i tejkalimit të masës: mazoleumi përfshin ngarkesa ari dhe një nga copat më të mëdha të gurit të çuar të zhades.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit