-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Fetchnotes, një shërbim i thjesht për të mbajtur shënime

Më të lexuarat

Fetchnotes është një aplikacion i thjesht, por mjaft premtues për marrjen e shënimeve për ata që duan të ndërtojnë lista apo për të shkruar ndonjë ide. Njëra nga veçoritë kyçe me të cilën cilësohet ky program është thjeshtësia e këtij softueri. Ai është mëtuar të jetë i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur.

Dhe megjithëse janë me dhjetëra aplikacione për marrje të shënimeve, si për shembull Evernote, Fetchnotes ka një ide interesante rreth asaj se si duhet të funksionojnë aplikacionet për marrje të shënimeve – ata duhet të jenë sikur vepron mendja jonë. Mendimet nga vijnë në kokë dhe ne i shkruajmë ato. Kjo është e tëra.

Bashkëthemeluesi i Fetchnotes, Alex Schiff, shpjegon që “menaxhimi i punëve ose aplikacione për gjërat që duhet të bëhen iu shtyjnë në këtë strukturë të ngurtë rreth

 asaj se si ju duhet t’i bëni gjërat ose që ju jeni të lejuar që ta përdorni këtë për gjërat që duhet të bëhen, ndërsa ajo se çfarë kemi bërë është që ne kemi krijuar një aplikacion mjaft të ndryshueshëm që ua mundëson shkrimin e rasteve tuaja që ju duhet t’i shfrytëzoni,” thotë ai.

Kjo nënkupton që Fetchnotes është një aplikacion që hapet shpejt, e ka një buton për shtim të shënimeve, një faqe të zbrazët ku mund të shkruani dhe një etiketë e cila mund të përdoret për kategorizim.

Fetchnotes e hedh idenë e kryerjes së gjërave primare me aplikacionet e veta, që funksionon në iPhone, Android, Mac, PC dhe madje edhe Linux. Në vend se t’i gjërat e rëndësishme në pjesën e sipërme ose t’i keni ngjyrosur për shembull, gjërat në listën tuaj janë të etiketuara. Është kjo një ide që është huazuar nga Twitter, kështu që do të kishte mjaft domethënie për ata që punojnë në hapësirën digjitale.

Dhe, në një përditësim që pritet të vijë në një të ardhme të afërt (nuk ka ardhur me lëshim), ju do të jeni në gjendje që t’i tërhiqni shënimet dhe gjërat që duhet t’i bëni tek përdoruesit e tjerë të Fetchnotes që përdorin ndonjë emër përdoruesi të njëjtë me atë në Twitter.

Kështu për shembull, një shënim ku shkruhet @FatosMorina lexoje këtë artikull shkencor #detyra, do të mund të dërgonte një shënim tek lista e mikut tuaj në telefonin e tij.

Një tjetër veçori që është risi është mundësia për të shtuar shënime përgjatë dërgimeve të teksteve (pasi së pari ta keni regjistruar numrin tuaj të telefonit me shërbimin), që e hap aplikacionin për përdorim për përdoruesit që nuk kanë smartphone të cilët ende kanë nevojë për një mënyrë për t’i shkruar mendimet të cilat ua vërshojnë kokën. Ju do të jeni gjithashtu në gjendje që të telefononi në shërbim për t’i rikthyer shënimet, duke thënë “fetch” pastaj etiketën, si “fetch #detyra”, që sërish do të jetë e dobishme për ata telefonat e të cilëve nuk mund ta përdorin aplikacionin.

I tërë shërbimi është i ndërtuar në një API, kështu që shënimet menjëherë sinkronizohen në mes aplikacioneve të ndryshme të klientit, qoftë kjo për desktop ose celular. Për momentin, aplikacionet për celularë funksionojnë vetëm për smartphone dhe nuk mbështeten tabletët që e kanë sistemin operativ Android ose iPadët, por, kjo gjithashtu, pritet që të ndryshojë në të ardhmen.

Fetchnotes ka qenë në versionin testues beta në formën private, por gjatë ditës së djeshme është lëshuar publikisht për të gjitha platformat. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin nga ballina e faqes së shërbimit duke klikuar këtu./pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit