1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çavusoglu: Turqia nuk hyn e vetme në Siri

Më të lexuarat

Pyetjes “A do të hyjë Turqia në Siri?” i erdhi një përgjigje në emër të qeverisë i erdhi edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu. Në një intervistë përagjencinë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters, Çavushollu rikonfirmoi edhe një herë se Turqia nuk do ta ndërmarrë e vetme një nismë të tillë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi mendimin e tij në lidhje me një operacion të mundshëm tokësor të Turqisë në Siri.

-“Ne dhe shumë vende të tjera si Arabia Saudite, si Turqia, madje edhe vende evropiane e kanë shprehur mendimin e tyre për nevojën e një operacioni tokësor vetëm se deri më sot brenda koalicionit nuk është ende një vendim i tillë. Nuk ka një strategji për këtë çështje. Arabia Saudite thotë se në një situatë të tillë mund të dërgojë trupa, por nuk ekziston një vendim që të jetë marrë në këtë drejtim”, sqaroi kryediplomati turk.

-“Nuk është realiste që në një operacion të mundshëm tokësor të marrin pjesë vetëm Arabia Saudite me Katarin dhe Turqinë”, – shtoi Mevlut Çavushollu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit