2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

UNICEF: Çdo ditë humbin jetën dy fëmijë refugjatë

Më të lexuarat

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), UNHCR dhe UNICEF, kanë paralajmëruar sot, se mesatarisht dy fëmijë humbin jetën çdo ditë që nga shtatori i vitit të kaluar, derisa familjet e tyre tentojnë të kalojnë pjesën lindore të Mesdheut.Në një deklaratë të përbashkët të tre organizatave, bëhet thirrje për siguri për ata persona që po ikin nga konflikti dhe dëshpërimi, transmeton Telegrafi.

Sipas këtyre organizatave, nga shtatori i vitit të kaluar kur vdekja tragjike e djaloshit Aylan Kurdi tronditi botën, në pjesën lindore të Mesdheut janë mbytur më shumë se 340 fëmijë, kurse numri i përgjithshëm i fëmijëve viktima mund të jetë më i lartë, sepse trupat e tyre kurrë nuk janë gjetur.

“Nuk mund të kthejmë kokën nga tragjedia që ka marrë jetën e shumë të rinjve të pafajshëm”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i UNICEF, Anthony Lake.

Në gjashtë javët e para të këtij viti, nga 80.000 njerëz sa kanë kaluar Mesdheun kanë humbur jetën 410 njerëz, ku fëmijët përbëjnë 36 për qind të atyre që janë në lëvizje. /Telegrafi/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit