4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Besimtari për shkak të fitneve do të ikë në male

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka paralajmëruar se: “Shumë shpejt do të vijë koha kur pasuria më e madhe e muslimanit do të jenë delet me të cilat ai do të ik në male dhe kodra duke u fshehur, si besimtar, nga fitnet.” (Buhariu, Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe, dhe Ahmedi – Sahih).

Me këto fjalë i Dërguari i Allahut na paralajmëron se sa fitne të rënda do të dalin në gjeneratat e fundit. Ai i cili mbetet në një mjedis të tillë, është e pamundur të mos humb shkëlqimin, forcën dhe bukurinë e fesë së tij.

Sa do të jenë shkatërruese këto fitne? Për besimtarin do të jetë më mirë të largohet diku në male me tufën e deleve të tija prej të cilave do të ushqehet, dhe në këtë mënyrë do të mundohet ta ruaj fenë e tij nga devalvimi total.

Një shembull të ngjashëm Allahu i Madhërishëm na e tregon në suren Kehf, kur një grup djelmoshash për të ruajtur fenë e tyre u larguan dhe u fshehën në shpellë. Nëse ata do të qëndronin në mesin e popullit të tyre do të binin pre e sprovave dhe fitneve të ndryshme

Ky izolim është i patjetërsueshëm vetëm atëherë kur përpjekjet tona në planin e daves nuk kanë sukses dhe assesi nuk mund të ndikojmë. Përkundrazi nëse qëndrojmë në një mjedis të tillë, ekziston frika e madhe se një rreth i tillë do ndikojë në mënyrë negative tek ne! Kjo është arsyeja e vetme kur ky izolim mund të zbatohet dhe me të vetmin qëllim ruajtjen e fesë.

Autor: Shefik Kurdic

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit