1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buzëqesh edhe kur brengat dhe hallet të kanë mbuluar

Më të lexuarat

Buzëqesh edhe kur të grumbullohen shqetësimet, brengat dhe problemet, buzëqesh, sepse pikërisht nga ato brenga dhe pikëllime do të falen mëkatet!

Kur të varfërohesh, kur të ndesh nevojën dhe dhimbjen e varësisë nga të tjerët, buzëqesh sepse mu ajo varfri mund të jetë e mirë për ty, të ka shpëtuar nga shpata e pasurisë, mendjemadhësisë dhe sprovave të dynjasë.

Kur të sëmuresh, kur të biesh në shtrat dhe pëlhurat e bardha të spitalit të bëhen shoku yt, buzëqesh, sepse Allahu i Madhërishëm me sëmundjen tënde do t’i fal mëkatet, do ta shëroj zemrën tënde dhe do të kthej kah Vetja.

Kur dikush të bën padrejtësi dhe të nënçmon, buzëqesh, sepse ti je ai që të është bërë padrejtësi, ndërsa nuk je tiran. Falëndero Allahun që të ka dhënë mundësin që t’i të jesh ai që të është bërë padrejtësi, dhe nuk je në vendin e tiranit dhe atij që bën padrejtësi.

Autor: Aid El-Karni

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit