Shërbimi Informativ i Holandës po heton xhirimet të cilat, kohë më parë, janë plasuar në Youtube, e në të cilat një serb kërcënon se do t’i shkatërrojë pendat e Holandës, në shenjë proteste ndaj mbajtjes në burg të Ratko Mladicit, Radovan Karadzicit dhe Vojislav Seseljit, shkruajnë mediet holandeze.
Shërbimi Informativ i Holandës AIVD po heton dy xhirime, në të cilat serbi i cili është prezantuar si dr. Miroljub Petrovic, kërcënon se do të shkatërrojë pendat në Holandë nëse nuk lëshohen në liri Mladici, Karadzici dhe Sesejli.
Mediet e Holandës shkruajnë se në xhirime shihet Petrovici para përforcimeve në brigjet e Detit të veriut, ndërsa në xhirim pohon se në ato momente ndodhet rreth 20 kilometra nga Amsterdami.
I njëjti në një xhirim thotë se “Grupi i intelektualëve” në Serbi ka planin për lirimin e “patriotëve: Sesejlit, Karadzicit dhe Mladicit”./expres/kohaislame