3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kerry takon qytetarin nga Kosova: Popullit tënd jepi këtë mesazh

Më të lexuarat

Pas përfundoi bashkëbisedimin me shoqërinë civile tek Muzeu Kombëtar, Sekretari John Kerry shkoi të takonte pak metra më tutje edhe një qytetar nga Kosova, i cili ka ardhur në Tiranë për vizitën e zyrtarit amerikan.Kerry i dha qytetarit nga Kosova edhe një porosi për vendin e tij:

“Meqë je nga Kosova, dua të jap një mesazh për popullin tënd. Vazhdoni kështu se jeni në rrugën e duhur”, i ka thënë Sekretari John Kerry.

Edhe kësaj radhe Kerry theu protokollin duke iu afruar turmës ku ishin mbledhur qytetarët shqiptarët. E megjithatë, asnjë incident nuk është shënuar gjatë ditës së sotme.

Pasi i dha mesazhin qytetarit nga Kosovë, diplomati amerikan u drejtua për në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për të përmbyllur vizitën e tij zyrtare në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit 4 orë në Tiranë, John Kerry u takua me Presidentin Nishani, ministrin e Jashtëm Bushati, Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha e me 4 deputetët që e shoqëronin. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit