3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

The Economist: Ekonomia shqiptare në rritje

Më të lexuarat

Prestigjiozja “The Economist” parashikon se ekonomia shqiptare do vazhdojë të rimëkëmbet, e ndihmuar nga forcimi i besimit të biznesit dhe konsumatorëve, si dhe një ambient i jashtëm më i favorshëm.

“Rritja ekonomike do të përshpejtohet në një mesatare prej 3.4% për periudhën 2016-2017, nga 2.8% që ishte vitin e kaluar, duke përfituar nga përmirësimi i situatës në Eurozonë dhe rigjallërimi i aktivitetit të brendshëm”, thotë raporti i gazetës, transmeton tch.

Krahu kërkimor i revistës prestigjioze vëren se qeveria e majtë trashëgoi një situatë të vështirë ekonomike në vitin 2013, me ekonominë në ngadalësim të fortë dhe borxhin në rritje.

“Qeveria aktuale ka nënshkruar një program trevjeçar bashkëpunimi me Fondin Monetar për të rimëkëmbur ekonominë dhe stabilizuar financat publike”, thotë dokumenti.

Sipas ekspertëve të The Economist, konsolidimi fiskal është prioritet për qeverinë, teksa ajo po përpiqet të ulë deficitin buxhetor të rritur nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe shlyerjet e borxheve të prapambetura.

“Ne mendojmë se objektivi i qeverisë për një deficit prej 2. 2% në buxhetin e 2016-s është optimist. Gjithsesi, ne parashikojmë që deficiti do të ulet ndjeshëm në 2.8% si rezultati i rritjes më të shpejtë ekonomike dhe përmirësimit në mbledhjen e taksave”, përfundon raporti analitik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit