3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pezullohet LISBA

Më të lexuarat

Për shkak të disa procedurave që nuk i kanë kryer me kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të pezullojë Lëvizjen Islame Bashkohu dhe 13 parti të tjera.

Përmes një komunikate për media KQZ bënë të ditur se këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – formularin për të dhënat e ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

Afati i fundit për dorëzimin e ndryshimeve vjetore, siç thuhet në komunikatën për media, ka qenë 31 janari i vitit 2016.

“Në bazë të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, partitë politike të pezulluara (sipas listës së mësipërme) kanë të drejtë që brenda 24 orëve të ushtrojnë ankesë kundër Vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Po ashtu, këto parti politike kanë afat të shtuar prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore”, theksohet në komunikatën e KQZ-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit