1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lufta vendimtare për Damaskun?

Më të lexuarat

Kryeqyteti sirian Damask është kthyer në shesh lufte. Kundërshtarë të armatosur të regjimit kanë goditur ditën e martë (17.7.) sipas dëshmitarëve okularë, një helikopter ushtarak që ndodhej në fluturim.
Si pasojë e një sulmi në qendër të Damaskut është vrarë sot ministri sirian i Mbrojtjes Daud Radscheha, bën të ditur televizioni shtetëror. Ndërkohë mediat njotojnë se si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm pranë një godine të forcave të sigurisë në kryeqytet janë plagosur edhe qeveritarë të tjerë. Ndër të plagosurit bën pjesë edhe ministri i Brendshëm Mohammed Ibrahim al-Schaar. Kryengritësit dhe forcat qeveritare po zhvillojnë luftime të ashpra. Mediat lokale njoftojnë edhe për përdorimin e artilerisë së rëndë dhe snajperëve. Ndërsa opozita bën të ditur se vetëm të martën janë vrarë të paktën 60 ushtarë.

“Zoti na bekoftë –Zoti na bekoftë!”
“Talbaseh do të bombardohet dhe e gjithë bota, gratë e Sirisë, armiqtë e Sirisë, opozita brenda dhe jashtë Sirisë, shikon dhe nuk bën asgjë.” Talbaseh ndodhet në Homs – ky dëshmitar flet për pamje që shihen drejtërdrejt në televizion. Re të zeza tymi dalin nga Homsi.

Edhe nga Latakia njoftohet për sulme të ushtrisë. Një dëshmitar okular tregon me telefon: “Dy lagje të Latakias po bombardohen. Ka pasur të vdekur, mes tyre edhe dezertorë, shumë të plagosur u hoqën nga qyteti. 400 famlje janë larguar, disa duan të shkojnë në Turqi, disa të tjerë në vendet fqinjë. Në çatitë e shtëpive ka spajperistë. Gjendja është katastrofike.”
Edhe në Damask ka pasur gjatë gjithë ditës luftime në rrugë. Ushtria është përpjekur, sipas të dhënave të rebelëve, të marrë sërish lagjet që ka humbur dhe ka përdorur tanke, snajperistë dhe helikopterë luftarakë. Qeveria thotë se është duke luftuar kundër terroristëve, që fshihen në disa lagje. Është krejtësisht e paqartë si paraqitet gjendja në Damask.
Ish-ambasadori Nawaf al Fares, i cili kaloi javët e kaluara në krahun e opozitës theksoi në një intervistë për BBC-në, rëndësinë e Damaskut. Regjimi, tha al Fares përpiqet me të gjitha mjetet që ta mbajë Damaskun jashtë konfliktit, megjithatë revolucioni është duke fituar gjithnjë e më shumë forcë dhe duke marrë gjithnjë e më shumë kontrollin në Siri.
Vëllazëria myslimane siriane pret që për Damaskun të bëhen beteja përfundimtare. Ushtria e lirë siriane ka bërë thirrje për një ofensivë, e cila zhvillohet nën moton: „Damasku – Vullkan dhe tërmet i Sirisë“.

Një zëdhënës i rebelëve tha: “Luftëtarët duhet të rrethojnë të gjitha pikat e kontrollit të ushtrisë dhe forcave të sigurimit dhe t’ i eliminojnë. Popullsia duhet të reagojë me duke mos u bindur.
Vendosja e një armëpushimi në Siri është bërë e pamundur. Sipas të dhënave turke sot një gjeneral tjetër dhe disa oficerë kanë shkuar në vendin fqinjë. OKB-ja njofton se 112 mijë refugjatë janë regjistruar në vendet fqinjë me Sirinë. Numri jozyrtar i refugjatëve duhet të jetë shumë më i lartë.
Në intervistën për BBC-në, ambasadori Nawaf al Fares paralajmëroi për rrezikun e përdorimit të armëve kimike. Ekzistojnë informacione të pakonfirmuara se armët kimike janë përdorur në Homs. Ai është i bindur se nëse laku shtrëngohet gjithnjë e më shumë rreth regjimit atëherë nuk do të pritet, por do të përdoren armët kimike.
Assad është i gatshëm të asgjësojë të gjithë popullin sirian për të mbetur vetë në pushtet, citohet ai të ketë thënë më tej.

Nawaf al Fares ka qenë ambasadori i Sirisë në Irak dhe të mërkurën e kaluar (11.07.2012) kaloi në anën e opozitës. Ai ka pasur marrëdhënie të ngushta me aparatin e sigurimit.
Për Sirinë sërish po debatohet edhe në Këshillin e Sigurimit. Britania e Madhe ka paraqitur një projektrezolutë me të cilën kërkohet ndërhyrje mbi bazë të Kapitullit VII të Kartës së OKB-së, në qoftë se Siria nuk i përmbahet planit të të dërguarit të posaçëm Kofi Annan. Ky kapitull parashikon vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve por edhe ndërhyrjen e dhunshme. Rusia e ka hedhur deri tani poshtë këtë mundësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit