-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rexhepi aksidentohet në Kalimash, Policia shqiptare e fsheh rastin

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, është përfshirë në një aksident automobilistik në tunelin e Kalimashit, tek po kthehej nga Shqipëria, të martën, pas mesnate. Ai po kthehej me veturë së bashku me gruan dhe vajzën. Asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar lëndime.

“Koha Ditore” ka marrë vesh për këtë aksident të cilin autoritetet e Shqipërisë nuk e kanë raportuar fare. Ai është konfirmuar nga burime të Shërbimit zjarrfikës të tunelit të Kalimashit, i cili ka qenë të parët që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia Qarkullimit Rrugor të Kukësit ka kërkuar të mbajë të fshehur ngjarjen.

Burime kanë thënë se të martën, rreth orës 00:30, në kilometrin e 5-të të tunelit të Kalimashit, në të dalë të tij, ka ndodhur një aksident automobilistik. Kamerat e tunelit kanë regjistruar se një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga mbrapa një kamion.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit