3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Të duhen dy minuta për ta lexuar, por mund të ta ndryshojë jetën

Më të lexuarat

“Një person e pyeti një njeri të urtë : Si të dal nga rrethi vicioz i përditshmërisë së zbrazët ku nuk kam as dashuri dhe as lumturi?

Njeriu i urtë i tha: Mund të dalësh vetëm në vendin ku takohet fillimi dhe fundi!

Njeriu u zhyt në mendime dhe u nis për ta gjetur vendin ku qielli takohet me tokën, mirëpo horizonti ishte gjithmonë në largësinë e njëjtë. I lodhur nga çdo gjë u ul në bregun e oqeanit duke menduar se ka arritur në fund të botës. Fjalët e të urtit i kumbuan në kokë.

Qëndroi gjatë duke shikuar diellin dhe retë, ndërsa natën yjet dhe hënën dhe përfundimisht e pa të kaluarën dhe të ardhmen se si bashkohen në të tashmen duke marrë formën e jetës së tij.

E mori përgjigjen. Nuk ekziston vend në botë ku takohet fillimi dhe fundi, mirëpo në çdo vend, fundi në një moment derdhet në një fillim të ri.

Ai e kërkoi përsëri njeriun e urtë që e udhëzoi drejt horizontit duke qenë i vendosur në qëllimin e tij për ta gjetur lumturinë.

Personi e pyeti të njeriun e urtë: Tani e di ku takohet fillimi me fundin, çfarë të bëj?

Njeriu i urtë përgjigjet:

Nëse e kaluara jote është e mbushur me vuajtje, prite momentin kur dielli të ngjitet në horizont, atëherë lëri të gjitha vuajtjet pas.

Nëse në të kaluarën ke qene njeri i veseve të këqija, prit që dielli të ngjitet dhe në tre ditët e ardhshme bëje vetëm atë që duash të bësh tërë jetën.

Nëse e kaluara jote është e mbushur me shoqëri të vuajtjes, atëherë kërko njerëz të ri dhe nis me ta të ardhmen tënde duke mos shikuar prapa.

Nëse në jetën tënde nuk ke pas gëzime, atëherë bëj çfarëdo që të bën të lumtur, qoftë kjo edhe një gjë shumë e vogël, ajo do të përhapet në të ardhmen tënde.

Nëse në jetën tënde nuk ka pasur dashuri, në atë moment shiko me mall diellin dhe do ta takosh dashurinë e jetës tënde.

Personi e falënderoi dhe shkoi në rrugën e tij. Asnjëherë nuk e takoi më njeriun e urtë.”

Vuajtjet tuaja të vjetra le të ngelin pas jush, me vete merrni vetëm atë që dëshironi ta mbushni ardhmërinë tuaj. Nëse e bëni këtë, do ta gjeni dashurinë dhe lumturinë e jetës suaj.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit