Plagosjet me armë zjarri janë bërë të përditshme. Viktima e radhës është 37-vjeçarja R. Shabanaj nga fshati Hereq, komuna e Gjakovës.
Rreshter Xhevat Ibra nga policia rajonale e Pejës, ka deklaruar për Indeksonline se nga të dhënat e para mësohet se viktima ishte duke qëndruar ulur në oborr dhe papritmas ishte plagosur me një predhë qorr.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime në këmben e majtë mbi gju dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Hetuesit janë duke u marrë me rastin dhe përkitazi me këtë ngjarje një person është ndaluar në polici për shkak të dyshimit të bazuar se nga shtëpia e tij ka pasur të shtëna me armë zjarri. /Indeksonline/kohaislame