-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rexhepi: BFI do të pengonte ikjen e të rinjve në Siri nëse informohej me kohë nga organet e shtetit

Më të lexuarat

Reis Ulemaja Sulejman Efendi Rexhepi në një intervistë për REL, ndërmjet tjerash theksoi se nënshtetasit e Maqedonisë nuk do të shkonin në betejat në Siri, nëse do të merreshin masat preventive me kohë duke u informuar BFI-ja dhe duke vepruar e njëjta në vetëdijësimin e tyre për mos shkuarje atje.

Ai nuk beson se është i saktë numri prej 130 personave që kanë shkuar në Siri nga Maqedonia, transmeton zhurnal.mk
A janë reale numrat se rreth 130 persona, nënshtetas tanë të cilët kanë qenë ose ende janë në luftërat në Siri dhe se ata janë të gatshëm të veprojnë edhe në këto hapësira?
“Unë nuk besoj se ka aq, duke pasur parasysh atë se numrin e saktë askush nuk e di, vetëm manipulohet.
Nëse organet shtetërore kompetente për punë të tilla e dinë se sa njerëz kanë ikur, unë nuk e di çka është ndërmarr nga ana e tyre për t`i penguar dhe pse ne si një Bashkësi Fetare Islame me ndikim në raport me Islamin dhe muslimanët në Maqedoni, pse të mos informohemi dhe besoni se ne do të veprojmë në mënyrë preventive dhe zëri i jonë do të dëgjohej”, theksoi Rexhepi, transmeton zhurnal.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit