Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, vizitoi të mërkurën qytetin e Librazhdit, ku u prit nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë vizitës së tij, Lu vizitoi Xhaminë e Dragostunjës dhe familjen e myftiut të Tiranës, Ylli Gurra.
Deputeti socialist shkroi në Facebook: “Sot në Librazhd pritëm një mik të çmuar të Shqipërisë, ambasadorin e SHBA-së zotin Donald Lu. Zoti Lu vizitoi Xhaminë e Dragostunjës dhe më pas një vizitë në familjen e nderuar të myftiut të Tiranës, zotit Ylli Gurra”.
Xhamia e re e Dragostunjës në Librazhd, e cila ka çelur dyert e saj për besimtarët në mesin e vitit të kaluar, është konceptuar jo vetëm si një vend lutjeje, por edhe edukues dhe arsimues për besimtarët.
Kjo vizitë jep mesazh të qartë edhe kësaj radhe se SH.B.A-ve nuk u pengon Islami (besimi i shumicës së kombit shqiptarë), pikërisht ambasadori Donald LU para ca ditëve tregoi qartë se çka në realitet u pengon SH.B.A-ve ku gjat fjalimit në tryezër për të diskutuar mbi “Korrupsionin zgjedhor” tha:
“Udhëheqësit duhet të bëjnë më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale, mos t’i vendosin fare emrat e tyre në fletën e votimit. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit ishte hapi i parë i rëndësishëm, dhe është po aq i rëndësishëm zbatimi i plotë i tij. Votuesit kanë nevojë që të marrin përgjegjësi për të mos pranuar para për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë”.
Foto nga vizita e ambasadorit LU në Xhaminë e Dragostunjës.