2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një ngjarje interesante midis Omerit dhe Ebu Bekrit r.a.

Më të lexuarat

Transmetohet nga Omer ibn Hattabi r.a se ka thënë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s na urdhëroi të ndajmë nga pasuria jonë. Pasi që kisha pasuri mendova dhe thash:

“Nëse ndonjëherë mund t’ia kaloj Ebu Bekrit në punë të mira, tani është momenti”.

Shkova tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe ia dhashë gjysmën e pasurisë, e  ai më tha:

“Çka i ke lënë familjes tënde?” – U kam lënë kaq dhe kaq, u përgjigja.

Më vonë erdhi Ebu Bekri me gjithë pasurinë që  e kishte, ndërsa i Dërguari i Allahut e pyeti: “Çka i ke lënë familjes tënde? Ai u përgjigj: “I kam lënë Allahun dhe të Dërguarin e tij.”

Atëherë thash: “Pasha Zotin, asnjëherë dhe në asgjë nuk mund ta kaloj Ebu Bekrin.”

(Tirmidhiu me sened të vërtetë).

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit