0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Duhet të pranoj. Unë jam i martuar dhe kam një dashnore”

Më të lexuarat

Historia e mëposhtme mund të jetë tronditëse, por fjalët e saj janë shumë të urta…

“Duhet të pranoj. Unë jam i martuar dhe kam një dashnore”

Po, unë takohem me një grua. Ajo është një vajzë e jashtëzakonshme. Është e bukur, inteligjente, e gjallë dhe e fortë… dashuroj të takohem me të në orët e vona të natës, dalim nëpër restorante, kinema, dhe sa herë që e takojë i them sa e bukur që është. Me të nuk mund të jem i hidhëruar më tepër se pesë minuta, ndërsa buzëqeshja e saj ka fuqinë që të ma zbukurojë ditën kur e shikoj.

Nganjëherë më viziton në vendin e punës. Nganjëherë më sjell drekë të shijshme dhe me befason me ëmbëlsirat e shkëlqyeshme të cilat i përgatit në shtëpi. Nuk mund të besojë se sa i gëzuar që jam që takohem me këtë grua edhe pse jam i dashuruar. Edhe juve ju rekomandoj ta provoni këtë, do të shihni se si do t’ua zbukurojë jetën!

Eh! A nuk ju përmenda që kjo dashnore, kjo grua me të cilën takohem është bashkëshortja ime! Çfarë pritnit ju?…

Ajo që dua t’u them është se, edhe pse jeni në kurorë nuk do të thotë që jeta e dashurisë duhet ndërprerë.

Unë dua që akoma të mbetem dashnori i gruas sime dhe të takohem me të sikur edhe në ditët e para kur u takuam… nuk dua të ndërpres joshjen e saj pasi që më the “PO-në” e martesës. Shumë shpesh mund të vërehen se si lidhjet në perëndim bëhen rutinë ngase njerëzit ndërpresin lidhjen dashurore.

Kur kërkoni dorën e ndonjërës dhe në ditët e para kur njoftoni dikë dhe vendosni ta martoni, atë e shikoni në një mënyrë të veçantë. Ndaj, përse tani të mos vepron ashtu? Emocionet të cilat i keni pasur në takimin e parë me kalimin e kohës nuk duhet të zbehen.

Zgjohuni për çdo ditë dhe përkujtoni gruan tuaj se sa e bukur dhe e pashme është sikur edhe në ditët e para të lidhjes suaj. Do të vëreni që trajtimi i tillë i gruas do ta ndryshojë krejtësisht marrëdhënien tuaj.

Në komunikimin tuaj gjithmonë hulumtoni për mënyra të ndryshme me të cilat do ta kënaqni. Ky është çelësi i suksesit. Çfarë mund t’i thuhet kësaj nëse jo DASHURI?

URTËSIA:

Islami ka ligjësuar martesën dhe ka nxitur në të, sepse martesa është një prej argumenteve të Allahut. Allahu thotë në Kuran:

“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. [Rum 21]

Autori: Jarrid Wilson (Jarrid Wilson është një shkrimtar dhe bashkëshort. Ai gjithashtu ka “Ditar elektronik” ( Blog) ku shkruan gjëra shumë të urta… Ditarin e tij e ka përdorur edhe për këtë rrëfim të çuditshëm, i cili kohët e fundit ka filluar një ortek me komente …. Së shpejti do ta kuptoni përse).

Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit