3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ngjarje prekëse rreth një sexhdeje në Siri

Më të lexuarat

Një grup të rinjsh nga Ehli Sunneti u kapën në Siri nga ana e  ushtrisë kriminele të Bashar el-Asadit.

Të rinjtë i detyronin që të bëjnë sexhde mbi fotografinë e Basharit. Në fillim refuzuan, megjithatë, pas mundimeve të papërmbajtura, djemtë vepruan ashtu, me përjashtim të njërit. Ai nuk dëshironte të veprojë ashtu, prandaj filluan ta mundojnë në mënyra të ndryshme: me rrymë, goditje, zjarr… por nuk u gjunjëzua, i duroi të gjitha dhe refuzoi të bëj sexhde mbi fotografinë e kriminelit, ngase sexhde i bëhet vetëm Krijuesit të Madhërishëm. Pasi që nuk mundën ta detyrojnë, i kthyen në qeli. Në qeli, djemtë e tjerë që e bën sexhden u habitën me durimin e madh të tij .

“Njëri prej tyre i tha: “Dëgjo, ne vepruam ashtu vetëm që të mos na torturojnë, ishim të detyruar, ndërsa ti e di se kur është në pyetje nevoja e madhe, është e lejuar diçka e tillë, ndërsa në zemër ke besimin në Allahun. D.m.th. sexhden e bëmë, por mendimet i kishim të drejtuara tek Allahu, i Vetmi i Cili është i denjë ti bëhet sexhde. Përse nuk veprove ashtu, Allahu e di gjendjen tonë që kemi qenë të detyruar të veprojmë ashtu që t’i shpëtojmë jetët tona?”

Djaloshi u përgjigj: “ASNJËHERË NË JETË NUK KA BËRË ASNJË NAMAZ DHE ASNJËHERË KOKA NUK KA RA NË SEXHDE PËR ALLAHUN, NDAJ NUK DOJA QË SEXHDEJA IME E PARË TË JETË NË FOTOGRAFINË E NJË KRIMINELI SIKUR QË ËSHTË ASADI!” Në fytyrën e djaloshit u vërejtën lotët e pendimit dhe rikthimit nga Allahu. Gjithmonë bënte që ta falë Allahu për mëkatet e mëparshme ngase kishte jetuar jetë të gabuar.

Burimi: Novi Horizonti
Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit