0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mbështetem në Allahun dhe bëj punë time

Më të lexuarat

Më parë kam qenë konduktor dhe mëditja ime ishte vetëm 2.5 euro. Kjo nuk mjaftonte të ushqej familjen time dhe të ndihmoj prindërit. Ndonjëherë vidhja para nga biletat dhe ato para i mbaja në xhep në vend që t’i dorëzoj si fitim i ditës.

Në këtë mënyrë fitoja para mirëpo gjithmonë isha nervoz dhe i mërzitur. Fillova të punoj lloj lloj punësh çka ndikoi në shëndetin tim dhe në fund u shtriva në krevat me se sëmundjen e hepatitit C. Derisa qëndroja në krevat pandërprerë e lutesha Allahun të më ndihmoj. Një njeri i moshuar më tha të shkoj në mesxhidin më të afërt dhe të falem. Shkova aty dhe fillova të falem dhe të lutem.
Një njeri i veshur modest dhe mjekër të bardhë mu afrua dhe më tha: “Allahu më së shumti i do njerëzit e ndershëm dhe të sinqertë.”. Nuk e njihja, ishte hera e parë që e shihja, mirëpo fjalët e tij lanë një përshtypje të madhe tek unë.

Pasi që u bëra më mirë, fillova të punoj të njëjtat zanate mirëpo asnjëherë nuk kam vjedhur dhe u bërë një njeri shumë i ndershëm. Çfarë do që ndodhte, qoftë edhe kur bankrotoja, asnjëherë nuk kam shtyrë në shtëpi para haram.

Deri tani asnjëherë nuk jam i ndjerë i mërzitur dhe i varfër. Fëmijët e mi asnjëherë nuk kanë ra në gjumë të uritur dhe u kam ndihmuar prindërve deri në ditët e fundit të jetës së tyre.
Shpirtërisht jam tepër i kënaqur dhe mbështetem në Allahun. Ai bën planin e Tij, ndërsa unë bëj punën time.

Një punëtorë nga Pakistani

Përktheu: (Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit